TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Kosova e gatshme për zgjedhje të reja në veri, por duhet garancë nga ndërkombëtarët

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Osmani: Kosova e gatshme për zgjedhje të reja në veri, por duhet garancë nga ndërkombëtarët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Politico” ka thënë se ajo e ka bërë të qartë qysh më 1 qershor se Kosova është e gatshme të organizojë zgjedhje të reja në katër komunat në veri.

Por, Osmani ka thënë se duhen ndërkombëtarët të përkujdesen që të mos lejojnë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të ndërhyjë sërish në zgjedhjet e një vendi tjetër.

“Jemi të gatshëm të mbajmë këto zgjedhje, problemi është se komuniteti serb që jeton në veri të Kosovës, që është vetëm një e treta e të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë, po frikësohet nga njerëzit që paguhen, përkrahen dhe nxiten nga vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe nga Serbia. Atyre u bëhet presion të mos marrin pjesë në zgjedhje. Ne ende nuk po shohim lëvizje ku Vuçiqi do të ndalojë së ndërhyri në zgjedhjet e një shteti tjetër”, tha Osmani.

Ajo ka thënë se bojkoti i zgjedhjeve në veri nuk ishte vullnetar, por u bë shkaku i presionit që po u bëhej popullatës lokale në veri.

Osmani ka thënë se ka pasur raste që serbët që kanë dashur të votojnë janë rrahur apo kidnapuar nga njerëz të shërbimit sekret të Serbisë që drejtohet nga Aleksandar Vulin, një njeri që gjendet në listën e zezë të SHBA-së.

Presidentja ka thënë se duhet përkujdesur që çdo gjë të bëhet në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë e me aleatët, që të evitohen tensionet.

“Tensionet nuk i ndihmojnë askujt, i bën njerëzit të ndihen të pasigurtë, largon investuesit potencial nga vendi ynë, ndonëse Kosova është shtet shumë i sigurt. Dhe po ashtu tensionet u marrin aq shumë energji institucioneve, në vend se të merremi me reformim të sistemit të arsimit, shëndetësisë, e të krijojmë vende pune. Historia e Kosovës është histori e aksioneve të përbashkëta. Kemi qenë gjithmonë të suksesshëm kur kemi punuar së bashku me partnerë, e aleatë”, tha Osmani.

Ajo ka shtuar se për Kosovën anëtarësimi në BE është prioritet institucional e vullnet i popullit.

“Mbi 93 për qind të popullatës sonë janë pro rrugës së integrimit në BE. Por, nuk është vetëm kjo, ne besojmë se është rruga e vetme që sjellë prosperitet, zhvillim ekonomik, dhe paqe të qëndrueshme e stabilitet. Dhe për një rajon që ka kaluar aq shumë në të kaluarën, sigurimi i paqes, që më pas hap rrugët e prosperitetit, është esencial”, tha Osmani.

Osmani ka shtuar se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE do të krijonte më tepër stabilitet dhe paqe.

Presidentja e Kosovës ka thënë se është e vështirë të mos ketë ndjenjë të padurimit me proceset e gjata eurointegruese. Ajo ka përmendur edhe rastin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Është e vështirë të mos bëhesh i padurueshëm, veçanërisht kur të kërkohet të kompletosh detyra shumë konkrete dhe e bën çdo gjë që të kërkohet dhe nuk ndodh asgjë. Vetëm merrni procesin e liberalizimit të vizave, që të flasim teknikisht është ndryshe nga rruga e integrimit, por është pjesë e asaj ndjesie që je pjesë e familjes evropiane. Ne kemi kompletuar gjitha kriteret, në fakt dyfish më tepër kritere krahasuar me çdo shtet tjetër në rajon dhe atë pesë vjet para se të marrim vendimin për liberalizmin. Kështu që për pesë vjet vetëm kemi pritur aty dhe asnjë nuk ka qenë në gjendje të na japë arsye pse procesi është vonuar. Mund të imagjinoni se për diçka aq bazike, siç është liria e lëvizjes, edhe pas kompletimit të gati 100 kritereve, ata nuk na dhanë vendimin deri së fundi”, tha Osmani.

Osmani ka thënë se nuk e sheh problem dhënien e statusit të kandidatit për Ukrainën e Moldavinë. Ajo thotë se nuk është që anëtarësimi i një shteti në BE do ta bllokojë një shtet tjetër.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK kërkon hetim parlamentar për tekstet shkollore dhe kontratat njëburimore

Subvencionimi i teksteve shkollore, deri tani 500 refuzime – MASHTI tregon kur ekzekutohen mjetet

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Gjithçka për Republikën, LDK nuk kërkon asgjë për vete

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Betohen si deputetë dhe marrin vendime në Qeveri – kontestohet ligjshmëria e veprimeve

PDK kërkon hetim parlamentar për tekstet shkollore dhe kontratat njëburimore

Subvencionimi i teksteve shkollore, deri tani 500 refuzime – MASHTI tregon kur ekzekutohen mjetet

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

E ardhmja e marrëveshjes së Ohrit: E ardhmja jonë e përbashkët

E ardhmja e marrëveshjes së Ohrit: E ardhmja jonë e përbashkët

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Gjithçka për Republikën, LDK nuk kërkon asgjë për vete

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Irani hedh poshtë pretendimet e SHBA-së, thotë se anijet kalojnë në Hormuz vetëm me lejen e Teheranit

Liga Arabe dënon sulmin e kolonëve izraelitë ndaj kompleksit të xhamisë Al-Aksa

Liga Arabe dënon sulmin e kolonëve izraelitë ndaj kompleksit të xhamisë Al-Aksa

Bebe Rexha do të performojë në gala-mbrëmjen e amfAR në Venecia

Bebe Rexha do të performojë në gala-mbrëmjen e amfAR në Venecia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën