Studentët e Universitetit të Prishtinës do të paguajnë vetëm 35 euro në muaj për banim dhe ushqim në muaj, nëse duan të jetojnë në konvikte e të ngrënë në mensë. Prej kësaj shume, 20 janë për konvikt, ndërsa 15 për mensë.
Kjo u bë e ditur nga Qendra e Studentëve në Prishtinë, e cila të premten njoftoi se nga 14 deri më 18 shtator hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026-2027.
Studentët e interesuar mund të aplikojnë përmes sistemit online. Aplikimi mund të bëhet në faqen zyrtare qs.rks-gov.net.
Njoftimet gjenden edhe në profilin zyrtar në Facebook, “Qendra e Studentëve-Prishtinë”.
Qendra e Studentëve ka bërë të ditur se këtë vit do të pranojë rreth katër mijë student ndërsa përfituesit do të kenë strehim, ushqim dhe hapësira për studim.
Përzgjedhja e studentëve që fitojnë të drejtën e banimit dhe ushqimit do të bëhet sipas kritereve të konkursit.







