TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rreshteri Gashi nën emocione rrëfen momentin e shpëtimit të 2-vjeçares nga rrënojat

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rreshteri Gashi nën emocione rrëfen momentin e shpëtimit të 2-vjeçares nga rrënojat

Rreshteri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Musa Gashi, rrëfeu se si i kanë kaluar rreth dy javë të ndihmës së tyre në misionin e kërkim-shpëtimit, të të mbijetuarve dhe viktimave të tërmetit në Turqi.

Madje, Gashi tregoi se përkundër rrezikut që kanë hasur atje, përsëri me çdo kusht donin t’i shpëtonin njerëzit e mbetur nën rrënoja.

“Kanë qenë dy javë shumë të vështira, mirëpo që na kanë bërë të ndihemi me emocione të ndryshme. Në qytetin ku kemi qenë në aksion, nuk ka pasur shtëpi apo ndërtesë që nuk ka qenë e dëmtuar. Dy javë shumë të vështira, por do të thoja që për ne ka qenë mësim tej mase. Për kundër rrezikut që e kemi pasur, me çdo kusht ne donim t’i shpëtonim ata. Prandaj, kemi thënë që s’duhet të humbim kohë më shumë për të filluar punën tonë, në mënyrë që të bëjmë më të mirën e mundshme për popullin e Turqisë”, deklaroi Gashi në emisionin “Ditari”.

I pyetur se si pjesëtarët e FSK-së e kanë nisur ditën atje, Gashi tha se Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave që udhëheq katastrofat në Turqi, u kanë dërguar çdo ditë koordinatat për të kuptuar në cilin vend do të shkojnë.

“Fillimisht kemi bërë kërkimet tona me qen, pastaj me pajisjet tona akustike”, shtoi tutje ai.

Derisa, nën emocione, Gashi përshkroi edhe momentin kur ekipi i FSK-së ka arritur t’i shpëtojë nga rrënojat një 2-vjeçare dhe nënën e saj, përcjell teve1.info.

“Zërin e saj e kemi dëgjuar si kemi shkuar atje me pajisjet tona specialistike, zëri i saj na ka bërë që të shpejtojmë sa më shpejtë të gjejmë rrugën që ta shpëtojmë atë. Për shkak se ne e dinim rëndësinë e kohës në fatkeqësi të tilla. Rruga ka qenë më e rrezikshme, por që i kemi injoruar ato rreziqe që kanë qenë për shpëtimin e vajzës 2-vjeçare. Momenti kur e kemi tërhequr ka qenë i papërshkruar, ka qenë moment shumë emocional, prandaj të gjithë ne e kishim të pamundur t’i mbanim emocionet. Kemi pasur edhe lot gëzimi”, tregoi tutje Gashi.

Ndërkaq, kujtojmë se tërmeti prej 7,8 shkallësh që ka goditur Turqinë dhe Sirinë në mëngjesin e 6 shkurtit ka lënë të vdekur rreth 43 mijë persona./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drita rikthehet në Superligë pas katër vitesh

Drita rikthehet në Superligë pas katër vitesh

Çfarë tregoi ekzaminimi psikiatrit për dy të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt?

Sot në gjykatë merret vendimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Live – Nis seanca e Kuvendit

Deputetët diskutojnë sot për çmimin dhe faturimin e energjisë

Sot mot i freskët, temperaturat maksimale deri në 24 gradë celsius

Mot me reshje shiu të martën

Drita rikthehet në Superligë pas katër vitesh

Drita rikthehet në Superligë pas katër vitesh

Çfarë tregoi ekzaminimi psikiatrit për dy të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt?

Sot në gjykatë merret vendimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Live – Nis seanca e Kuvendit

Deputetët diskutojnë sot për çmimin dhe faturimin e energjisë

Sot mot i freskët, temperaturat maksimale deri në 24 gradë celsius

Mot me reshje shiu të martën

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

“Info Nata”- 20.04.2026

“Info Nata”- 20.04.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën