TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti në Vjenë: Jam i vendosur për të mbrojtur sigurinë e vendit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti në Vjenë: Jam i vendosur për të mbrojtur sigurinë e vendit

Në kryeqendrën e Austrisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë sonte në ceremoninë hapëse të edicionit jubilar të 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës.

Para të pranishmëve, në fjalën e tij përshëndetëse, ai u shpreh shumë i nderuar të qëndrojë para tyre, në këtë ngjarje, të bashkuar nga një vizion të përbashkët për prosperitetin e rajonit tonë.

Kryeministri Kurti tha se në kohë si këto bota është e mbushur me skena konflikti, ky organizim bëhet edhe më i rëndësishëm, sepse ai nënvizon domosdoshmërinë për të qëndruar së bashku, për të folur së bashku dhe të punuar së bashku.

“Takimi ynë këtu nuk është thjesht një traditë vjetore; është një riafirmim i agjendës sonë të përbashkët përballë vështirësive. E ardhmja jonë është e ndërthurur me mirëqenien e çdo vendi të përfaqësuar në këtë sallë, të kontinentit tonë evropian dhe Bashkimit Evropian si fati ynë që ne përqafojmë, me çdo komunitet që premtojmë t’i shërbejmë dhe me frymën kolektive që mishëron ky forum” deklaroi ai, thuhet në komunikatë.

Kurti foli edhe për sulmin terrorist në Banjskë, ku tha se ky nuk është sulm vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj idealëve qe ne i mbajmë.

“Këto nuk janë vetëm sulme ndaj Kosovës, por edhe ndaj idealeve që ne i mbajmë – bashkëjetesës paqësore, demokracisë liberale dhe shtetit të së drejtës si thelbi i shtetit tonë të begatë. Si kryeministër i Kosovës, jam i vendosur në detyrën time për të mbrojtur sigurinë e vendit tonë, për të garantuar mirëqenien e çdo qytetari dhe për të krijuar një mjedis ku prosperiteti ekonomik mund të lulëzojë i papenguar nga frika dhe i disponueshëm për të gjithë”, ka thënë Kurti.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Kryeministri Kurti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij për besimin, partneritetin dhe vlerësimin e Forumit Ekonomik të Vjenës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin e Forcave të Armatosura të Letonisë

Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin e Forcave të Armatosura të Letonisë

Dyshohet se aksioni në veri lidhet me vrasjen e doganierit të Eulex-it në vitin 2013

Policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje, së cilës iu përkeqësua gjendja gjatë kontrollit në QKMF-në e Klinës

Arrestohet në Ferizaj një person i dyshuar për dhunim

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gjashtë të arrestuar

KFOR zhvillon stërvitje reagimi me ulje ajrore pranë Kampit Bondsteel

Arrestohet një person i dyshuar për dhunimin e një gruaje në Prizren

Bastisje në gjashtë lokacione në Mitrovicën e Jugut, policia arreston tre persona dhe konfiskon armë e para

Bastisje në gjashtë lokacione në Mitrovicën e Jugut, policia arreston tre persona dhe konfiskon armë e para

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Studimi: Mbi 9 milionë jetë mund të shpëtohen çdo vit nëse ulet ndotja e ajrit

Sot Dita Botërore e Diabetit

Sot Dita Botërore e Diabetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën