TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ibrahimi i reagon Rahimajt: Për herë të parë në Forumet e Asociacionit janë ngritur tema politike

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ibrahimi i reagon Rahimajt: Për herë të parë në Forumet e Asociacionit janë ngritur tema politike

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se për herë të parë në Forumet e Asociacionit, që nga themelimi i saj më 2001, janë ngritur tema politike.

Kjo deklaratë e Ibrahimit erdhi duke komentuar akuzat e kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj, i cili ka thënë se Asociacioni i Komunave të Kosovës, po refuzon të trajtojë kërkesën për anëtarësim të komunave në veri të vendit.

“Në statutin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, është e qartë që bordi e ka mandatin 4-vjeçar. Është hera e parë që në historinë e Asociacionit, pasi është krijuar në vitin 2001, unë kam marrë drejtimin e këtij mekanizmi në vitin 2003, që në Forumet e Asociacionit janë ngritur tema politike. Mekanizmi jonë është mekanizëm i cili i mbron interesat e komunave dhe nuk merret me tema politike”, deklaroi Ibrahimi në emisionin “InfoNata”.

Madje sipas tij, në bazë të fakteve dhe argumenteve, qëndron se tri komunat janë anëtare të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Ndërkaq, kryetari Rahimaj, në një intervistë të martën për Tëvë1, ka pretenduar se AKK e ka frikën se me anëtarësimin e tri komunave në Asociacion, atëherë Lëvizjes Vetëvendosje i takon një anëtar në bordin menaxhues.

“Halli i tyre s’është vetëm këtu, ata e kuptojnë mirë që me anëtarësimin e këtyre komunave në Asociacion, Lëvizjes Vetëvendosje i takon një anëtar në bordin menaxhues të kësaj OJQ-je, të këtij Asociacioni, prandaj e kanë edhe frikën”, ka potencuar Rahimaj./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KRU Prishtina paralajmëron shkyçje për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU Prishtina paralajmëron shkyçje për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Aleanca propozon ndryshimin e Ligjit për Pensionet

Ndalohet hyrja e rreth 150 mijë lodrave nga Kina në tregun e Kosovës

Ndalohet hyrja e rreth 150 mijë lodrave nga Kina në tregun e Kosovës

Avokatja e familjes së Diana Kastratit: Presim nga drejtësia e Kosovës të sigurojë praninë e të pandehurit

Avokatja e familjes së Diana Kastratit: Presim nga drejtësia e Kosovës të sigurojë praninë e të pandehurit

Trepça e Bashkimi vazhdojnë me përballjet evropiane

Trepça e Bashkimi vazhdojnë me përballjet evropiane

KRU Prishtina paralajmëron shkyçje për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU Prishtina paralajmëron shkyçje për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Aleanca propozon ndryshimin e Ligjit për Pensionet

Brajan Gruda, dribluesi më i mirë në Evropë

Brajan Gruda, dribluesi më i mirë në Evropë

FFK me bileta shtesë në shitje, tifozët e Izraelit nuk udhëtojnë

FFK me bileta shtesë në shitje, tifozët e Izraelit nuk udhëtojnë

Futsall, Kosova kërkon revanshin ndaj Italisë

Futsall, Kosova kërkon revanshin ndaj Italisë

Fazliji i bashkohet “Dardanëve” në grumbullim

Fazliji i bashkohet “Dardanëve” në grumbullim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën