TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Asociacioni i komunave ankohet për mosbashkëpunim nga ana e Qeverisë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Asociacioni i komunave ankohet për mosbashkëpunim nga ana e Qeverisë

Kryetari i Asociacionit të Komunave Sazan Ibrahimi, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se disa projekte që kanë qenë të parapara të zbatohen në nivel lokal, janë ndaluar nga niveli qendror.

Ibrahimi shton se këto projekte do të ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarëve e do të mundësonin zhvillimin ekonomik lokal.

Ai po ashtu tha se ka probleme me nivelin qendror lidhur me zbatimin e kontratave kolektive pasi sipas tij, kontratat kolektive po zbatohen duke i marr mjetet financiare komunave dhe nuk po zbatohen me buxhetet e nivelit qendror.

“Është hera e parë që kryetarët e komunave nuk takohen me kryeministrin e Kosovës për t’i shfaqur brengat e tyre, për ta lehtësuar jetën e qytetarëve dhe ne si Asociacion i Komunave të Kosovës këto shqetësime i kemi ngritur në nivelin qendror, kemi kërkuar që të kemi takime të përbashkëta mirëpo deri më sot nuk kemi takime të tilla, për këtë arsye kryetarët e komunave dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës konstatojnë se bashkëpunimi me nivelin qendror kurrë nuk ka qenë më i dobët se tani. Kryetarët e komunave kanë shqetësime sa i përket zhvillimit ekonomik lokal sepse sipas kryetarëve të komunave disa projekte që kanë qenë të parapara të zbatohen në nivel lokal e të cilat projekte do e përmirësonin jetën e qytetarit, zhvillimin ekonomik lokal janë ndaluar nga niveli qendror”, ka thënë Ibrahimi.

Ai ka shprehur shqetësim pasi që deri më tani asnjëherë nuk kanë pasur një takim të përbashkët të kryetarëve të komunave të Republikës së Kosovës me kryeministrin Albin Kurti apo edhe me ministrin e Financave Hekuran Murati.

“Në takimin e fundit që patëm me këshillin e kryetarëve para disa ditëve, përsëri kryetarët e komunave prezent e ngritën si shqetësim mosbashkëpunimin me nivelin qendror përkundër kërkesave të shumta të kryetarëve të komunave, por edhe Asociacionit të Komunave të Kosovës, që të kemi takime të përbashkëta me nivelin qendror e në veçanti me kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe ministrin e financave, këto kërkesa nuk kemi hasur në mirëkuptim dhe deri më tani nuk kemi pasur një takim të përbashkët të kryetarëve të komunave të Republikës së Kosovës me kryeministrin Kurti apo edhe me ministrin Hekuran Murati”, ka thënë Murati.

Ibrahimi ndër të tjera ka përmendur edhe rastin ku sipas tij, një komunë e ka pasur xhirollogarinë e mbyllur për shkak të këtyre problemeve.

“Kemi pasur një komunë që deri më tani e ka pasur xhirollogarinë e mbyllur për shkak të këtyre problemeve neve i kemi ngritur si shqetësime edhe në Ministrinë e Arsimit edhe në Ministrinë e Financave. Vazhdojmë t’i ngritim këto shqetësime mirëpo deri më tani nuk kem hasur në ndonjë gjuhë të përbashkët në mënyrë që t’i anashkalojmë apo t’i zgjidhim këto telashe. Në rast të një qasje të tillë të nivelit qendror kundruall nivelit lokal do të pësoj qytetari i Republikës së Kosovës. Përmasimi i bashkëpunimit të nivelit qendror me nivelin lokal shkon në dobi të investimeve në nivelin e lokal, dhe shkon në dobi në zbutjen së papunësisë e cila është pothuajse objektiv kryesor i kryetarëve të Komunave. Kryetarët e Komunave qe një kohë të gjatë janë duke shfaqur shqetësim të tillë për një mosbashkëpunim nga niveli qendror, dhe besojmë që një qasje e tillë do të ndryshoj në të ardhmen sepse ky ndryshim i kësaj qasje do të dërgoj në përmasimin e jetës së qytetarit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Ibrahimi./EO

 

Tags: asociacioni i komunaveQeveriasazan ibrahimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Orav: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit

​Kosova drejt një momentumi të ri me BE-në, Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

Mediumi iranian: Shtatë fëmijë të vrarë në sulmin amerikano-izraelit në një zonë banimi

Mediumi iranian: Shtatë fëmijë të vrarë në sulmin amerikano-izraelit në një zonë banimi

Orav: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit

​Kosova drejt një momentumi të ri me BE-në, Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën