Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it dhe të BE-së, kanë organizuar tryezën me temën “Nga politika në praktikë: Transformimi i arsimit përmes Mësimit Digjital”.
Kryeministri Albin Kurti, tha se për herë të parë digjitalizimi në arsim konsiderohet si një nga pesë shtyllat e strategjisë së Arsimit 2022-2026 , ku sipas tij, kësaj shtylle i janë dedikuar 52 milionë euro.
Madje tha se janë ndarë 18 milionë euro për blerjen e pajisjeve digjitale në shkolla.
“Për herë të parë digjitalizimi në arsim konsiderohet si një nga pesë shtyllat e kësaj strategjie, kësaj shtylle i janë dedikuar 52 milionë euro, që është 16 për qind e buxhetit të përgjithshëm të strategjisë. Platforma digjitale që do t’i integroj do të rezultojë në cilësinë e shërbimeve arsimore. Aspekti i dytë është materialet shkollore. Materialet mësimore digjitale ofrojnë mundësi të pa kufizuar. Strategjia synon që këtë mundësi ta gëzojnë të gjitha kategoritë në vend. Do të jenë edhe në gjuhën e komuniteteve si dhe për fëmijët me nevoja të veçanta. Ne kemi dedikuar një buxhet prej 18 milionë eurosh për blerjen e pajisjeve digjitale në shkolla”, tha Kurti.
Ministrja Arbërie Nagavci, tha se me këtë hap kjo ministri është duke e përmbushur pikën e pestë të planit të tyre, që është digjitalizimi i arsimit në vend.
Sipas saj, që të ketë digjitalizim në arsim duhet që të investohet edhe në infrastrukturë.
“Bëhet fjalë për një hap madhor që varet e ardhmja e shoqërisë dhe të ardhmes tonë. Një proces i tillë nuk mund të nis pa u analizuar në fakte, pikërisht kjo është ajo që po e bëjmë.
Konkretisht në po punojmë në përmbushjen e planit tonë, që është digjitalizimi arsimorë në përputhje me trendët botërore. Do të realizohet në partneritet me të gjitha palët. Që të ketë digjitalizim në arsim, Kosova duhet që të investojë edhe në infrastrukturë. Kjo gjithsesi do të sjell edhe përfitime të tjera ekonomike për vendin tonë, duke tërhequr investime dhe duke rritur nivelin ekonomik në vend. Në hartim kanë marr më shumë se 150 akterët dhe pres që rekomandimet e tryezës të shërbejnë për të ardhmen”, tha Nagavci.
Arnhild Spence, koordinatore e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, tha se arsimi digjital ofron mundësi më të mira për fëmijët.
Sipas saj, 60 për qind e grave në Kosovë nuk marrin pjesë në hapësirën digjitale.
“Do të doja ta falënderoj Qeverinë e Kosovës për strategjinë e arsimit. Unë e shohë arsimin në një perspektiv më të gjerë, ofrimi i arsimit cilësorë është një prej pikave të katërta.
Parlamenti i Kosovës ka miratuar ato objektiva dhe është duke punuar me Qeverinë që të bëjë këtë. Duhet të sigurohem se sektori i arsimit dhe nevojat e komunitete të mos lihen anash. Kjo është një mundësi që të rritemi, përmes kësaj fëmijët do të kenë mundësi më të mira për arsim. Të dhënat bazë thonë se mund të bëhet edhe më mirë në Kosovë. Arsimi digjital në Kosova ka disa faze dhe disa sfida. Qasja në internet në Kosovë është 90 për qind, por pjesa më e madhe përdoret për rrjete sociale. 60 për qind e grave dhe femrave në Kosovë nuk marrin pjesë në hapësirën digjitale”, tha ajo.
Nona Zicherman, shefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë tha se janë të angazhuar që secili familje pa marr parasysh përkatësive fetare, etnike të kenë qasje në arsimi cilësor.
“Si UNICEF jemi të angazhuar që secili fëmijë të ketë qasje në arsim cilësore. Sot është e qartë që veglat digjitale po e formatojnë arsimin. Me një zbatim të drejt të nxënit digjitalë është një vegël e rëndësishme. Kjo është një nevoje që duhet të ketë sukses. Si shumë vende gjatë pandemisë shumë shkolla janë mbyllur. Po ashtu edhe mësuesit kanë pasur problem. Në Kosovë kemi punuar për disa vite me MAShTI për t’i mbyllur këto boshllëqe. Do të angazhohemi që të arrihen objektivat”, tha ajo./EO/