TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti-gazetarëve kur pyetet për mundësinë e shkëmbimit të policëve me “Lunen”: Mos flisni në emër të Beogradit zyrtar

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti-gazetarëve kur pyetet për mundësinë e shkëmbimit të policëve me “Lunen”: Mos flisni në emër të Beogradit zyrtar

Kryeministri Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët nëse tre policët e rrëmbyer nga Serbia do të lirohen me kushtin që të lirohet i dyshuari Milun Milenkoviq “Llune”, i cili u arrestua të martën për sulmet ndaj KFOR-it.

Sipas tij, “Lune” nuk është kriminel as më 26 maj e as më 29 maj. Kurti shtoi se ai ka tashmë një dosje të trashë të shkeljeve ligjore për krimet e kryera në Kosovës.

Prandaj, Kurti tha se nuk mund të krahasohen këto dy raste.

Ai shtoi se në Kosovë ka sundim të ligjit por jo edhe pazare. Arrestimi i “Lunes”, thotë Kurti, se i ka futur në panik të gjithë kriminelët.

“Nuk krahasohen këto raste, te ne ka sundim të ligjit, nuk ka pazare. Nuk di që Beogradi ka kërkuar ndonjë shkëmbim, ju s’e di pse e thoni. S’keni nevojë të paraqitni një kërkesë të Beogradit karshi republikës demokratike. Për çfarë shkëmbimi, kush e ka kërkuar atë? Ju jeni gazetare, mirëpo kur flisni, ua kisha sugjeruar, mos flisni në emër të Beogradit zyrtar, sepse s’i kontribuoni as lirisë të medias as sigurisë në Kosovë. Tre policët që janë rrëmbyer dhe kidnapuar nga njësia speciale ushtarake e Serbisë “Kobra” dhe nga njësia anti-terror kanë qenë aty në një rrugë që ishte ilegale. Pikërisht, policët që merren me parandalimin dhe ndalimi ne kontrabandës dhe përpara tyre kanë pasur njësitet e specializuara të Serbisë”, shtoi ai, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

“Tash, në anën tjetër, ne e kemi një kriminel serb si ‘Llune’ që nuk është bërë kriminel më 26 maj e as më 29 maj. Por, ka dosje të trashë të shkeljeve ligjore të veprave penale të krimeve të kryera në Kosovë. Në Kosovë ka sundim të ligjit, ka republikë demokratike. Është e vërtete që arrestimi i Llunes i ka hedhur në panik të gjithë kriminelët, ata nuk mund mundur ta imagjinojnë se ai mund të arrestohet, s’e kanë besuar”, u shpreh kryeministri Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ukshini: Nëse PDK-ja ka guxim, le ta kërkojë anulimin e Marrëveshjes së vitit 2013 pas vendimit të Speciales

Ukshini: Nëse PDK-ja ka guxim, le ta kërkojë anulimin e Marrëveshjes së vitit 2013 pas vendimit të Speciales

Kërkohet grant i veçantë për shërbimet sociale në Kosovë

Kërkohet grant i veçantë për shërbimet sociale në Kosovë

12 milionë euro për rrugën Kijevë-Dollc, Ministria rihap tenderin për zgjerimin e saj

12 milionë euro për rrugën Kijevë-Dollc, Ministria rihap tenderin për zgjerimin e saj

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

Emisioni “InfoNata” 02.09.2026

Sa po ndryshon telefoni mënyrën si funksionon truri ynë?

Sa po ndryshon telefoni mënyrën si funksionon truri ynë?

Rama për investimin në Sazan: Nuk ka akoma një marrëveshje përfundimtare

Rama për investimin në Sazan: Nuk ka akoma një marrëveshje përfundimtare

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën