TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ilmi Reçica tha se masakra e Likoshanit e Qirezit shënoi fillimin e vrasjeve masive të shqiptarëve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ilmi Reçica tha se masakra e Likoshanit e Qirezit shënoi fillimin e vrasjeve masive të shqiptarëve

Deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica, e ka kujtuar 25 vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit, të cilën e ka quajtur vrasje masive ndaj shqiptarëve nga aparati shtetëror kriminel serb, raporton teve1.info

Përmes një statusi në Facebook, Reçica ka thënë se 28 shkurti i vitit 1998 e shënon fillimin e luftës në Kosovë dhe përvjetorin e betejës s lavdishme të UÇK-së të zhvilluar në fshatrat Likoshan e Qirez të Drenicës.

Reçica ka thënë se në linjë me Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës për Gjenocidin Serb të Kryer në Kosovë të 16 Majit të vitit 2019, si dhe angazhimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, për Lulëkuqen me Katër Petale si simbol unik të përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë, së shpejti do të ndërmerren hapa konkret për zyrtarizimin e kësaj nisme në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“28 Shkurti i vitit 1998 shënon fillimin e luftës në Kosovë dhe përvjetorin e betejës së lavdishme të UÇK-së të zhvilluar në fshatrat e Drenicës, Likoshan e Qirez kundrejt forcave okupatore serbe. Pas humbjeve të pësuara forcat kriminale serbe në shenjë hakmarrje me helikopterë dhe mjete të rënda rrethuan dy fshatrat e Drenicës, ku vranë e masakruan 24 civilë të pafajshëm shqiptarë.

Masakra në Likoshan dhe Qirez shënon fillimin e vrasjeve masive të shqiptarëve deri në gjenocid nga aparati shtetëror kriminal serb, ngjarje këto që tronditën botën demokratike dhe ndërgjegjësuan popullin shqiptarë në masivizimin e UÇK-së në luftë të armatosur frontale kundër okupatorit serb.

Duke qenë se shqiptarët e Kosovës kanë qenë viktima të gjenocidit serb, në linjë me Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës për Gjenocidin Serb të Kryer në Kosovë të 16 Majit të vitit 2019, si dhe angazhimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, për Lulëkuqen me Katër Petale si simbol unik të përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë, së shpejti do të ndërmarrim hapa konkret për zyrtarizimin e kësaj nisme në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit, të cilët dhanë jetën për lirinë e vendit!”, ka shkruar Reçica.

ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në QKUK edhe 31-vjeçarja e dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Motivet e vrasjes së dyfishtë në Majac ende nuk dihen, e dyshuara mori peng 73-vjeçaren

Motivet e vrasjes së dyfishtë në Majac ende nuk dihen, e dyshuara mori peng 73-vjeçaren

Behrami: Kurti dëshiroi garë për presidentin, jo marrëveshje

Behrami i reagon ambasadorit gjerman: Heshtët për shkeljet që u bënë nga Specialja

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Irani kërcënon të vendosë mina detare në të gjithë Gjirin Persik nëse sulmohen brigjet ose ishujt e tij

Irani kërcënon të vendosë mina detare në të gjithë Gjirin Persik nëse sulmohen brigjet ose ishujt e tij

Foda flet për mungesën e Rrahmanit dhe Avdullahut

Foda flet për mungesën e Rrahmanit dhe Avdullahut

Drashkoviq: Serbia në robërinë e KGB-së, pro-Putin dhe anti-Perëndim

Drashkoviq: Serbia në robërinë e KGB-së, pro-Putin dhe anti-Perëndim

Griezmann transferohet në MLS

Griezmann transferohet në MLS

Aksident fatal në pistën e Nju Jorkut: Vdesin piloti dhe ndihmëspiloti pas përplasjes me kamion zjarrfikës

Aksident fatal në pistën e Nju Jorkut: Vdesin piloti dhe ndihmëspiloti pas përplasjes me kamion zjarrfikës

Basketboll, Prishtina – Bashkimi mbyllë xhiron

Basketboll, Prishtina – Bashkimi mbyllë xhiron

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën