TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë

Nga delegacioni i SDA Shanxhak që kryesohej nga kryetari Dr. Sulejman Ugljanin, i shoqëruar nga kryetari i PVD, Shaip Kamberi, dhe dy deputetët tjerë në Kuvendin e Serbisë, Enis Imamovic dhe Selma Kucevic,u pritën nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të cilin diskutuan për brengat dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen, raporton teve1.info

Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, me përfaqësuesit boshnjakë dhe shqiptarë u diskutua edhe për elementet përbërëse të propozimit evropian për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nga delegacioni i SDA Shanxhak që kryesohej nga kryetari Dr. Sulejman Ugljanin, i shoqëruar nga kryetari i PVD, Shaip Kamberi, dhe dy deputetët tjerë në Kuvendin e Serbisë, Enis Imamovic dhe Selma Kucevic, kryeministri Kurti u njoftua për brengat dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen.

Të drejtat e komuniteteve joshumicë në shtetet tona pasqyrojnë demokracinë dhe zhvillimin tonë si shoqëri. Për dallim nga Serbia që nga Freedom House klasifikohet si shtet me regjim hibrid, Republika e Kosovës është shtet demokratik me të drejta dhe liri për të gjithë, theksoi Kryeministri Kurti. Ai shtoi se komunitetet e ndryshme pa dallim duhet të trajtohen në kuadër të principeve universale e në harmoni të plotë me standardet e Bashkimit Evropian”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Sipas njoftimit, tre deputetët në Kuvendin e Serbisë që pranojnë Kosovën e pavarur, Enis Imamovic, Selma Kucevic dhe Shaip Kamberi, së bashku me Dr. Sulejman Ugljanin, potencuan që janë të pakënaqur me statusin e boshnjakëve dhe shqiptarëve në përgjithësi e posaçërisht në komunat e Novi Pazarit, Tutinit e Sjenicës në Sanxhak si dhe të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Luginë.

Ata kërkuan reciprocitet të të drejtave me serbët në Republikën e Kosovës.

U pajtuan se për paqe të qëndrueshme dhe siguri në Ballkanin Perëndimor duhet të ketë simetri të drejtash, dhe jo qasje privilegjuese ndaj një pakice apo komuniteti, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një grua vdes pas pesë ditësh nga aksidenti i rëndë në Mitrovicë

​Edhe 67 oficerë diplomojnë në akademinë ushtarake të Shqipërisë, 10 nga ta kosovarë

​Edhe 67 oficerë diplomojnë në akademinë ushtarake të Shqipërisë, 10 nga ta kosovarë

Të akuzuarit për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika sillen në sallën e gjyqit

Të akuzuarit për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika sillen në sallën e gjyqit

QKUK mbetet pa sigurim fizik, i zëvendëson përkohësisht policia

Sulmohet me thikë një shtetas i huaj në Prishtinë, përfundon në QKUK

Tensionet jashtë Kuvendit të Shqipërisë, Policia shpërndan me ujë protestuesit

Tensionet jashtë Kuvendit të Shqipërisë, Policia shpërndan me ujë protestuesit

Një grua vdes pas pesë ditësh nga aksidenti i rëndë në Mitrovicë

​Dukagjini dhe Malisheva vazhdojnë ëndrrën evropiane, priten përballje interesante me Luganon dhe Hibernianin

​Dukagjini dhe Malisheva vazhdojnë ëndrrën evropiane, priten përballje interesante me Luganon dhe Hibernianin

Sot zhvillohen ndeshjet e ditës së tretë të Ballkanikut U17 të volejbollit në Ferizaj

Sot zhvillohen ndeshjet e ditës së tretë të Ballkanikut U17 të volejbollit në Ferizaj

​Edhe 67 oficerë diplomojnë në akademinë ushtarake të Shqipërisë, 10 nga ta kosovarë

​Edhe 67 oficerë diplomojnë në akademinë ushtarake të Shqipërisë, 10 nga ta kosovarë

Të akuzuarit për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika sillen në sallën e gjyqit

Të akuzuarit për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika sillen në sallën e gjyqit

QKUK mbetet pa sigurim fizik, i zëvendëson përkohësisht policia

Sulmohet me thikë një shtetas i huaj në Prishtinë, përfundon në QKUK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën