TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

100 eurot për fëmijët dhe pensionistët, opozita kritikon pushtetin

nga tëvë1
15 Dhjetor, 2023
0
A A
AAK: Koeficienti të jetë mbi 130 euro, ose Ligjin e Pagave e çojmë në Kushtetuese

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove shtesë për fëmijët dhe pensionistët është kritikuar nga opozita dhe njohës të ekonomisë. Derisa nga mazhoranca lavdërohen se po përmbushin premtimet e dhëna nga ekzekutivi.

Shumën e ndarë nga pushteti për këto kategori, opozita e quan mashtrim me qytetarë ‘për të siguruar votat vitin e ardhshëm’. Të njëjtit kërkojnë nga partia në pushtet të krijojë baza afatgjate për këto kategori. Ndërkaq, deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje konsiderojnë se këto para do t’i ndihmojnë këto kategori të qytetarëve në këtë fundvit. Teksa pajtohen me faktin se duhet pasur rritje afatgjate të pensioneve dhe shtesave për fëmijë.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala thotë se qëllimi i këtij vendimi është për qëllime politike.

“Është mashtrim, sepse do duhej që paga bazë të ndryshojë dhe ne do të kemi investime kapitale në mënyrë që prindërit e fëmijëve të cilët meritueshëm meritojnë të kenë vende pune, zhvillim, hapësirë dhe mundësi që ata vet të gjenerojnë mjete dhe ta mbajnë familjen tyre. Nëse kështu vazhdojmë ne po krijojmë varësi logjike dhe sociale nga institucionet me qëllime politike dhe të votave për vitin e ardhshëm”, thotë Shala.

Se ky vendim i qeverisë nuk sjellë zgjidhje e thotë edhe deputeti nga LDK, Besian Mustafa. Ai konsideron se Qeveria do duhej të shpenzojë në investime kapitale në mënyrë që të gjenerojë të ardhura për qytetarët dhe jo me pako afatshkurtra.

“Ato para ndonëse të mirëseardhura për familjet kosovare do të shpenzohen shumë shpejtë dhe familjet kosovare do të vazhdojnë të jenë në gjendjen socio-ekonomike të rënduar nga kjo ‘vetqeveri’, ashtu siç janë. Pra, nuk zgjidh asnjë problem të këtyre familjeve, shpenzon një shumë marramendëse të buxhetit të Republikës së Kosovës, një shumë që do duhej të ishte në investimet kapitale për të gjeneruar të hyra ekonomike për vetë ata fëmijë për gjeneratat e ardhshme. Në mungesë të aftësive, të shkathtësive të këtyre akterëve të kësaj qeverie, që nuk dinë dhe nuk munden të punojnë për gjeneratat e ardhshme kanë vendosur që këto para t’i shpenzojnë tani për tani”, thotë Mustafa.

Ndërsa, deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj ka ironizuar me këtë ndarje të buxhetit, duke e quajtur vendimin e fundit të qeverisë si ‘lëmoshë’. Ai ka shtuar se qeveria po mundohet t’i mbulojë skandalet me këto shtesa.

“Kjo qeveri është munduar në vazhdimësi t’i dëmtojë komunat të cilat nuk udhëhiqen nga LVV, duke prolonguar edhe buxhetin, prandaj kjo qeveri është e turpshme. Dhe duke dashur të mbulojë në një formë këtë skandal që është bërë edhe shumë mediatik po mundohet me këto ‘sadaka’ t’i jep pensionistëve e fëmijëve. Është veprim popullist dhe po e bënë pikërisht për përfitime në votë, por kjo nuk do të ecë kështu, sepse skandalet e kësaj qeverie janë aq të mëdha këtë vit sa lenë për të dëshiruar”, thotë Kadriaj.

Ndërkaq, deputeti nga mazhoranca, Visar Korenica është lavdëruar me këtë vendim, duke thënë se kjo qeveri po i përmbush premtimet e saj. Ndonëse shton se e mirë do të ishte që të ketë edhe rritje të pensioneve dhe të ardhurat për fëmijë në përputhje me buxhetin e shtetit.

“Kjo është pjesë e programit qeveritar me të cilin edhe ka garuar LVV në zgjedhjet e fundit, e që ka qenë e paraparë me nga 50 deri në 150 euro, megjithatë është gjetur një mes me mundësi financiare dhe buxhetore që ka buxheti i Republikës së Kosovës, dhe po shpërndan këto të ardhura për fëmijët tanë, pensionistët, dhe kategoritë tjera sociale e që uroj që kjo t’i ndihmojë sadopak edhe në kohën kur po kalojmë motmotin e që besoj që edhe reagimet e përfitueseve kanë qenë të gëzuar për këtë… E mira është që çdo vit me pas rritje edhe të pensioneve, por edhe të shtesave për fëmijët, kjo do të duhej të ishte fokus kryesor sa i përket shtesave kur ato e kanë qëllimin të jenë stabile muaj për muaj”, thotë Korenica

Kritika për këtë vendim pati edhe nga njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj. Ai vlerëson se Qeveria duhet të rrisë pagat dhe jo të ofrojë diçka me bazë afatshkurtër.

“Është i mirëseardhur për të dy kategoritë, por kur flasim për ekonominë e tregut, kjo nuk qëndron. Më mirë është të fuqizohen bizneset dhe të rriten pagat për faktin se më mirë është qytetarët të mbajnë familjet e tyre, sesa të jap lëmoshë. Kjo nuk i plotëson kërkesat e tyre për një muaj, nuk është diçka e qëndrueshme”, thotë Kadriaj.

Qeveria në mbledhjen e së mërkurës ka ndarë 40 milionë euro për FSK-në dhe nga 100 euro shtesa për fëmijët dhe pensionistët. Vlerësohet se rreth 60 milionë euro është kostoja vendimit të fundit për mbështetje për fëmijët dhe të moshuarit./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyba: Nuk është Albulena arsyeja, opozita po kërkon lajthitje procedurale

Zyba: Nuk është Albulena arsyeja, opozita po kërkon lajthitje procedurale

VV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes, kërkon reflektim nga të tjerët

VV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes, kërkon reflektim nga të tjerët

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Pasi u dyshua për dhunë ndaj të dashurës, reagon Valon Syla

Pasi u dyshua për dhunë ndaj të dashurës, reagon Valon Syla

Zyba: Nuk është Albulena arsyeja, opozita po kërkon lajthitje procedurale

Zyba: Nuk është Albulena arsyeja, opozita po kërkon lajthitje procedurale

VV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes, kërkon reflektim nga të tjerët

VV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes, kërkon reflektim nga të tjerët

“Info Nata”- 30.06.2025

“Info Nata”- 30.06.2025

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Pasi u dyshua për dhunë ndaj të dashurës, reagon Valon Syla

Pasi u dyshua për dhunë ndaj të dashurës, reagon Valon Syla

Si u përball Serbia me rezistencën e familjes Jashari – analiza e Ilir Kullës

Si u përball Serbia me rezistencën e familjes Jashari – analiza e Ilir Kullës

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X