TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

10 persona të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Shqetësuese: Pesë raste të dhunës në familje brenda ditës në Kosovës

Dhune ne familje

Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë, në Policinë e Kosovës janë raportuar 12 raste që kanë të bëjnë me dhunë në familje, raporton teve1.info

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me 12 rastet e dhunës në familje, 10 persona që dyshohen të jenë shkaktar të dhunës fizike dhe psikike janë arrestuar, dhe dërguar në mbajtje.

Rasti i parë në raportin 24-orësh të PK-së, tregon se babai ka njoftuar Policinë se djali i tij, i cili është me terapi, pasi që ka çrregullime psikike është bërë agresiv dhe ka filluar të bërtas në shtëpi. I dyshuari ka filluar t’i kërcënojë anëtarët e familjes dhe i njëjti pas trajtimit mjekësor, në Klinikën e Pediatrisë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Fushë-Kosovë, janë arrestuar dy persona pasi që dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndajë bashkëshorteve të tyre. Njëri rast ka ndodhur dje gjatë mesditës, ku pas një mosmarrëveshje verbale, burri e ka sulmuar fizikisht, derisa i ka shkaktuar plagë për të cilat është trajtuar në spital. Lidhur me ngjarjen, palët janë intervistuar. Ndërsa rasti, tjetër ka ndodhur tri ditë më parë, ku i dyshuari është arrestuar, pasi që dyshohet për dhunë psikike ndaj ish-bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit të dyja këto raste kanë përfunduar me arrestimin e të dyshuarve.

Edhe rasti në Graçanicë, është i njëjtë, pasi që një burrë dyshohet se në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes. Viktima në Polici ka raportuar se ka frikë të jetojë me të. Sipas raportit, është kontrolluar shtëpia e tyre dhe palët janë intervistuar, derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti në Shtërpcë, ka të bëjë me dhunë në familje si dhe kanosje, pasi që një burrë vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike, madje edhe e ka kanosur djalin e tij. Rasti ka ndodhur dje gjatë ditës, derisa i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është dërguar në mbajtje.

Përveç dhunës ndaj bashkëshorteve, dhunë gjatë këtyre 24-orëve të fundit në Kosovë, ka pasur edhe mes raportit vëlla-motër. Kështu ka ndodhur në Skenderaj, ku një femër është ankuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj. Rasti në Policinë e Kosovës është iniciuar “Sulm”, dhe ka përfunduar në procedurë të rregullt.

I arrestuari në Ferizaj, përveç dhunës psikike ndaj bashkëshortes, i njëjti ka ushtruar dhunë edhe ndaj vajzës së tij. Lidhur me këtë rast, vendimi i prokurorit ka qenë që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Në qytetin e Prizrenit, kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje, derisa njëri ka përfunduar edhe me lëndime të lehta trupore. Një person pas mosmarrëveshjes që kishin mes vete dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Derisa, lidhur me rastin prokurori i shtetit ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen, dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti i dytë në këtë qytet, ka përfunduar me arrestimin e një personi që dyshohet se pas mosmarrëveshjes ka sulmuar bashkëshorten e tij. Viktima si pasojë e plagëve të marra është detyruar të trajtohet në spital, ndërsa urdhri i prokurorit ka qenë që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Ndërkohë, rasti në Suharekë që ka ndodhur mbrëmë ka të bëjë me dy persona bashkëshortor, të cilët me çrregullime mendore janë intervistuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit kohë pas kohe janë ofenduar dhe sulmuar mes veti. Lidhur me këtë, me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti i 11 ka ndodhur në Gjakovë, ku një person nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti i fundit ka ndodhur në Mitrovicë, ku një grua është ankuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Dhuna sipas PK-së, ka filluar si pasojë e një mosmarrëveshje verbale. Ndërsa lidhur me ngjarjen, vendimi i prokurorit ka qenë që i dyshuari të dërgohet në mbajtje. /teve1.info/

Tags: ArrestimeDhuna ne familjePolicia e Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën