TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

10 muaj protesta në Serbi – Nesho paralajmëron skenarë destabilizimi në Kosovë

Në Serbi po vazhdojnë protestat tash e 10 muaj, ku studentët po kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe largim të Aleksandër Vuciqit nga Qeveria. Ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho thotë se mund te ketë skenarë të Beogradit në drejtim të Kosovës për destabizilim me qëllim për të larguar vëmendjen e brendshme dhe për të ngritur ndjenjat nacionaliste për hir të mbrojtjes së vendit.

by Fetije Kamberi
10 muaj ago
3 0
A A

Tash e 10 muaj, studentët e Serbisë po qëndrojnë rrugëve.

Ata përmes këtyre protestave masive në disa qytete po kërkojnë zgjedhje të parakohshme në tërë vendin.

E për të larguar vëmendjen nga këto protesta, regjimi atje mund të ketë skenarë de-stabilizuese në drejtim të Kosovës, thotë ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho.

“Destabilizimi kryesori vjen nga regjimi nacionalist i Vuciqit i cili dëshpërimisht kërkon që të dalë nga loja e brendshme kur populli dhe studentët janë ngritur kundër dhe kërkojnë ndryshim të regjimit. Zakonisht regjime të tilla nacionaliste kërkojnë që të transferojnë çështjen me konflikte të jashtme, duke ngritur ndjenjat nacionaliste për hir të mbrojtjes së interesave të vendit. Këto dihen që janë skenarë të fuqive nacionaliste, për aq më tepër që Serbia nuk është gjë tjetër veç se një satelit i Rusisë, një vend i cili ka importuar gjithë skenarin e mbrojtjes së hapësirave ruse dhe ne për më shumë se tre katër vjet kemi parë të gjitha iniciativat që janë zhvilluar edhe në Beograd në bashkëpunim me Republika Srpskan”, deklaroi Nesho.

Sipas Neshos, madje provokimi kryesor i Serbisë ka qenë sulmi terrorist në Banjskë të Zvecanit para dy viteve.

Ky sulm, sipas tij, u bë për të parë se si do veprojë Evropa dhe Kosova.

E ditëve të fundit, në Kosovë pati grafite edhe kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Por që të njëjtat janë pa ndikim të madh thotë ligjëruesi i medias dhe konfliktit, Abit Hoxha.

“Grafitet janë vetëm konsekuencë e raporteve Kosovë-Serbi dhe nuk e ndryshojnë situatën në mes Kosovës dhe Serbisë. Pra konkretisht, grafitet janë konsekuencë e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, prandaj nuk kanë pas ndonjë ndikim aq shumë të madh pra dikush personalisht ka dalë dhe i ka shkru ato grafite qysh dalin edhe i shkruajnë edhe në jug edhe në veri”, deklaroi Hoxha.

Më 24 shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zvecanit ndodhi një sulm i armatosur terrorist ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vitia takon ambasadorin belg, diskutohet bashkëpunimi në sektorin e shëndetësisë

Vitia takon ambasadorin belg, diskutohet bashkëpunimi në sektorin e shëndetësisë

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Shënohet Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

Shënohet Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

Turqia kërkon përsëritjen e ndeshjes me Paraguain

Turqia kërkon përsëritjen e ndeshjes me Paraguain

Kthimi i shumëpritur i Neymarit

Kthimi i shumëpritur i Neymarit

Japonia dhe Suedia në Teksas për finalen e Grupit F

Japonia dhe Suedia në Teksas për finalen e Grupit F

Vinicius Juniori hesht kritikët

Vinicius Juniori hesht kritikët

Kush avancon nga Grupi D

Kush avancon nga Grupi D

Ekuadori dhe Curaça synojnë kalimin e grupit

Ekuadori dhe Curaça synojnë kalimin e grupit

Maroku synon ta fitojë Botërorin

Maroku synon ta fitojë Botërorin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën