TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zyra e Kryeministrit reagon përsëri për ftesën e Kurtit për të dëshmuar për çështjen e rezervave shtetërore

by Tëvë1
6 muaj ago
3
A A
Sot afati i fundit, Qeveria ende duke punuar në komentet për Planin e zbatimit të marrëveshjes

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka përsëritur se kryeministri Albin Kurti nuk ka refuzuar asnjëherë që të dëshmojë për çështjen e rezervave shtetërore.

Sipas tyre, këto ditë është ngritur një debat publik mbi këtë çështje siç thonë këta nuk duhet të ishte politizuar.

Derisa, në reagim thuhet se gatishmëria dhe vullneti për të dhënë dëshmi është ofruar në disa raste në kohë të ndryshme në Zyrën e Kryeministrit.

Reagimi i plotë nga Zyra e Kryeministrit:

Reagim i Zyrës së Kryeministrit në lidhje me debatin publik mbi dëshminë e kërkuar nga kryeministri për çështjen e rezervave shtetërore

Të dashur qytetarë,

Këto ditë, është ngritur një debat publik mbi një çështje që nuk duhet të ishte politizuar: dhënia e dëshmisë së Kryeministrit në lidhje me rezervat shtetërore. Gjatë kësaj kohe jemi përballur me një valë dezinformatash dhe përpjekjesh për të sajuar një perceptim të rremë mbi këtë proces. Prandaj, është e rëndësishme të sqarojmë faktet dhe të mbrojmë parimet e një shoqërie të drejtë e demokratike.

Mos reagimi ynë i deritanishëm, nuk ka qenë mungesë vëmendjeje, por respekt për procesin ligjor që duhet të zhvillohet pa ndërhyrje të jashtme. Sidoqoftë, është bërë e qartë se po përballemi me një orvatje të hapur për të manipuluar dhe hutuar opinionin publik.

Duam të jemi të qartë: Kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar të dëshmojë. Përkundrazi, ka ofruar bashkëpunim të plotë për të ndihmuar drejtësinë të kryejë punën e saj me integritet. Gatishmëria dhe vullneti për të dhënë dëshmi është ofruar në disa raste dhe në kohë të ndryshme në Zyrën e Kryeministrit. Në të gjitha demokracitë e zhvilluara, përfshirë ShBA-në dhe Francën, është praktikë standarde që zyrtarët e lartë të shtetit të dëshmojnë nga zyrat e tyre, për të ruajtur diskrecionin dhe për të shmangur politizimin e proceseve ligjore. I njëjti parim është zbatuar edhe në Kosovë, së paku në rastin e dy ish-kryeministrave dhe madje te zëvendëskryeministri aktual! Atëherë, pse në këtë rast po bëhet përjashtim? Pse ky insistim i panevojshëm për një formalitet procedural që nuk ka ndikim në thelbin e çështjes?

Kryeministri vazhdon të jetë i gatshëm të dëshmoj – sa më shpejtë, aq më mirë, për qëllime të drejtësisë e respektimit të institucioneve. Qeveria jonë ka sjellë reforma të mëdha, veçanërisht në transparencën qeveritare dhe luftën kundër korrupsionit, të cilat janë njohur dhe vlerësuar nga organizata të pavarura ndërkombëtare si Transparency International. Ne mbështesim fuqishëm pavarësinë e sistemit gjyqësor, por refuzojmë përdorimin e tij si një mjet për përfitime politike.

Asnjëherë në Kosovën e pasluftës, nuk kishte më shumë përpjekje për të reformuar drejtësinë, nisur nga pakoja e ligjeve kundër korrupsionit e deri te Byroja shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Me të gjitha përpjekjet për të ndalur reformimin e shumë kërkuar të Këshillit Prokurorial të Kosovës e për të zhdukur korporatizmin në këtë sistem, reforma do bëhet dhe jetësohet.

Nuk është dhe nuk mund të jetë detyrë e cilitdo, e sidomos dhomave tregtare e ekonomike të japin opinione ligjore apo të ndikojnë në proceset gjyqësore. Bizneset dhe organizatat ekonomike kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit. Qeveria jonë ka qenë një aleate e fortë e punës së tyre duke ofruar stabilitet institucional e politik dhe duke nxitur rritjen ekonomike, e cila ka çuar në dyfishimin e investimeve te huaja direkte gjatë katër viteve të fundit.

Ata që kërkojnë ta keqpërdorin këtë çështje për qëllime politike duhet të gjejnë mënyra të ndershme për të sfiduar qeverinë —përmes ideve dhe politikave që i shërbejnë qytetarëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Besa Shahini premton revolucion në arsim për Prishtinën: 10 shkolla të reja, 10 anekse dhe 30 çerdhe e kopshte

Besa Shahini premton revolucion në arsim për Prishtinën: 10 shkolla të reja, 10 anekse dhe 30 çerdhe e kopshte

Mulliqi: Pezullimi i dialogut, sinjal serioz – i nevojshëm ndryshimi në qasjen ndaj politikëbërjes amerikane

Mulliqi: Pezullimi i dialogut, sinjal serioz – i nevojshëm ndryshimi në qasjen ndaj politikëbërjes amerikane

Sorensen: Në takim u fol për Marrëveshjen e Ohrit dhe personat e zhdukur

Sorensen: Në takim u fol për Marrëveshjen e Ohrit dhe personat e zhdukur

“Emigruan jashtë Kosovës”- Refuzohen afër 5 mijë aplikime të prindërve për subvencionim të teksteve

Emisioni “Info Nata” 12.09.2025

47-vjet mosha mesatare e Policëve, pensionimi i parakohshëm ende i parealizueshëm

47-vjet mosha mesatare e Policëve, pensionimi i parakohshëm ende i parealizueshëm

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën