TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zvicra gati për “finalen” në Prishtinë

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Zvicra zbulon listën, Xhaka lider, derisa ftohet Ardian Bajrami pasi la Shqipërinë, rikthehet Andi Zeqiri

Një fitore kundër Suedisë të shtunën në Gjenevë do t’ia garantonte Zvicrës kualifikimin në Kupën e Botës 2026, edhe nëse Kosova do të fitonte në Slloveni në të njëjtën kohë.

Me një skenar të tillë, vetëm një humbje me të paktën katër gola dallim në Prishtinë nga Kosova do të mund të parandalonte kualifikimin direkt të Zvicrës në Botërorin e vitit të ardhshëm. Zvicra po e kërkon kualifikimin e shtatë rresht në një turne të madh.

Te Zvicra nuk i frikësohen “finales” eventuale kundër Kosovës në Prishtinë, të martën e javës së ardhshme.

Zvicra është lidere e Grupit B me dhjetë pikë, kurse Kosova i ka shtatë pikë në vendin e dytë. Pason Sllovenia me tri pikë, kurse Suedia e ka vetëm një pikë.

Drejtori i Përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami, është optimist për kualifikim direkt në Kupën e Botës që mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë.

“Ndeshjet e ardhshme do të jenë shumë vendimtare. Jam shumë optimist për to. Është e rëndësishme që ne të mund ta tregojmë veten në këtë skenë. Së pari, për ta bërë futbollin më tërheqës dhe, sigurisht, është gjithashtu e rëndësishme financiarisht. Pjesëmarrje të tilla gjenerojnë të ardhura shtesë, të cilat janë thelbësore për funksionimin e të gjithë federatës”, ka thënë Tami në konferencë për media.

I pyetur nëse kualifikimi direkt mund të vendoset në Prishtinë, Tami ka shtuar se për Zvicrën ndeshjet kundër Suedisë dhe Kosovës kanë peshën e vet.

“Nuk mendoj se duhet ta mendojmë të sigurt kualifikimin deri të shtunën. Të dyja ndeshjet janë vendimtare”.

Zvicra e fitoi ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës kundër Kosovës. Në Basel fitoi thellë, 4:0. Zvicra është përfaqësuesja e vetme e grupit që nuk kanë pësuar humbje. Madje nuk ka as gol të pësuar, ndërsa ka shënuar nëntë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Barcelona nis me fitore të thellë

Barcelona nis me fitore të thellë

Gjilani kthehet te fitorja, mposht Ballkanin

Gjilani kthehet te fitorja, mposht Ballkanin

Stuttgarti starton me fitore në Champions

Stuttgarti starton me fitore në Champions

Drita “fiket” në Drenas

Drita “fiket” në Drenas

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën