TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Zviceranët zhvillojnë antibiotik të ri kundër bakterit të rrezikshëm që mundon spitalet

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Zviceranët zhvillojnë antibiotik të ri kundër bakterit të rrezikshëm që mundon spitalet

Rezistenca bakteriale ndaj antibiotikëve po bëhet një problem global në rritje. Megjithatë, në vitin e ri kemi hyrë me një fije shprese.

Shkencëtarët nga instituti kërkimor i kompanisë farmaceutike zvicerane Roche raportuan për një antibiotik të ri që neutralizon me sukses një nga bakteret më rezistues.

Acinetobacter baumanii është bakter që zakonisht nuk është i rrezikshëm për një person të shëndetshëm, por mbijeton te pacientët e dobësuar në spitale, veçanërisht në njësitë e kujdesit intensiv.

Bakteret nga gjinia Acinetobacter njihen si shumë efektive në krijimin e rezistencës ndaj antibiotikëve të ndryshëm.

Vitet e fundit, përqindja e baktereve Acinetobacter baumannii që janë rezistuese ndaj pothuajse të gjithë antibiotikëve aktualë, përfshirë karbapenemët, të cilët konsiderohen në mjekësi si rezervë kur antibiotikët bazë nuk funksionojnë, është rritur ndjeshëm.

Acinetobacter baumannii i takon të ashtuquajturit bakteret gram-negative, që do të thotë se ajo është e rrethuar nga një membranë mbrojtëse e dyfishtë që është e vështirë për t’u depërtuar me ilaçe. Antibiotiku i fundit i ri që ka vepruar kundër këtij bakteri është zbuluar më shumë se 50 vjet më parë.

Këtë javë shkencëtarët nga kompania farmaceutike Roche raportuan në revistën “Nature” se ata arritën të gjenin një lloj të ri antibiotiku që u tregua efektiv në luftimin e varianteve më rezistuese të Acinetobacter baumannii.

Substanca aktive e quajtur zosurabalpin përdor një mekanizëm krejtësisht të ri sulmi: parandalon bakteret që të ndërtojnë një membranë të jashtme dhe e bën atë të vdesë.

Në vitin 2019, Organizata Botërore e Shëndetësisë renditi rezistencën bakteriale ndaj antibiotikëve si një nga dhjetë kërcënimet më të mëdha globale për shëndetin publik. Vlerësohet se bakteret rezistuese shkaktuan drejtpërdrejt më shumë se një milion vdekje në vitin 2019.

Për momentin, efektiviteti i antibiotikut të ri është vërtetuar me sukses vetëm në kulturat qelizore dhe te minjtë, dhe është planifikuar gjithashtu një provë klinike te njerëzit. Do të kalojnë të paktën disa vite para se të përdoret në mjekësi.

Por ky është sigurisht një lajm inkurajues për ekspertët dhe një fije shprese kur dihet se zhvillimi i antibiotikëve të rinj është ngadalësuar ndjeshëm në dekadat e fundit, ndërsa bakteret kanë fituar vazhdimisht rezistencë.

Tags: baktereShendetispitalet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Për ju që agjëroni dhe bëni palestër, këshillat që duhet të ndiqni!

Për ju që agjëroni dhe bëni palestër, këshillat që duhet të ndiqni!

Pse disa njerëz kanë shumë nishane

Pse disa njerëz kanë shumë nishane

Këto zakone të mëngjesit po ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj!

Këto zakone të mëngjesit po ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj!

Koha më e mirë për të pirë kafe që të mos ndikojë në gjumin tuaj

Koha më e mirë për të pirë kafe që të mos ndikojë në gjumin tuaj

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot me diell dhe vranësira

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

“Info Nata”- 02.03.2026

“Info Nata”- 02.03.2026

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën