TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

ZRRE: Vendimi që do merret me 11 prill do të hyj në fuqi më 1 maj

Nga 1 maji pritet të hyjë në fuqi vendimi për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike për 15%. Kështu u bë e ditur nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë gjatë takimit me gazetarë. Këta të fundit pas insistimit e bindën këtë institucion që diskutimi të mbahet i hapur para syrit të kamerave.

nga Fëllënza Krasniqi
7 Prill, 2025
0 0
A A

Thirrën takim me mediet, por jo më kameramanët.

Në ftesën që është bërë nga Zyra e Rregullatorit për Energji është thënë se kamerat do të lejojnë vetëm 10 minutat e parë të takimit, pastaj në sallën e mbledhjeve mund të qëndrojnë vetëm gazetarët.

Por, kjo mënyrë nuk u pa si e duhur nga gazetarët.

Andaj këta të fundit nisin diskutimin.

Diskutimi zgjati për rreth 40 minuta.

E debati që zhvilluan këto dy palë kishte rezultat sepse pas shumë insistimesh nga ana e gazetarëve takimi u mbajt i hapur për media.

Petrit Pepa, drejtori menaxhues i zyrës së Rregullatorit për Energji, tregoi se për nga erdhi propozimi për rritjen prej 15% të energjisë elektrike.

“Pritet një rritje prej 15% dhe shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodh në bursa të energjisë elektrike dhe për të cilën Kosova e ka ble ky është shkaktari kryesor nuk ka përshtatje të tjera që kanë ndikuar në këtë 15%. Të jeni të sigurt se edhe në raport me investimet edhe në raport me vlerat tjera të efikasiteti dhe në raport me lakoren e humbjeve, rregullatori i ka njohur vetëm ato që i ka njohur gjatë procesit të shqyrtimeve juridike.  Shkaktar kryesor për rritjen e propozuar të tarifave është çmimi i shkaktuar i energjisë elektrike dhe duhet të kemi në konsideratë edhe një fakt tjetër se gjatë këtij viti njësit e Kosovës B do të jenë në remont për një kohë të gjatë dhe kërkesa për import të energjisë elektrike është e domosdoshme për më mujt me siguruar furnizim të qëndrueshëm për konsumatorët e këtij vendi”, ka deklaruar ai.

Nga ZRRE treguan se edhe kur pritet që të hyjë në fuqi vendimi që do të merret të premten e kësaj jave.

“Vendimi i cili do të pritet me u marr me datën 11 të këtij muaji do të hyj në fuqi prej datës 1 maj”.

Por, këtë tarifë mund ta ndryshojë dikush.

“Rregullatori e ka për obligim që në radhë të parë të kujdeset për furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm për konsumator të kujdesët që kostoja ose tarifat që kanë me i paguar këta konsumatorë të jenë të arsyeshme, e të kujdesët që tarifat ta reflektojnë koston e shërbimit që këta konsumatorë kanë me marr. Edhe Qeveria edhe kushdo tjetër këto raporte i ka, i ka lexuar e në çdo kohë mundet me ndërhy në aspektin e subvencionimit që me mujt me e zbut efektin e rritje që e ka”, tha ai.

E në adresën e Zyrës së Rregullatorit për Energji elektrike janë dërguan qindra komente nga qytetarë e figura politike.

“Këtu i kemi paraqitu edhe komentet që rregullatori i ka pranuar, domethënë janë diku 396 komente që janë pranuar nga qytetarët e ndryshëm, bizneseve që kanë dërguar komente të ndryshme te. E që rregullatori secilit koment do i jap përgjigjen e duhur, e që ato përgjigje do bëhen publike.  Takimet me ministrinë e presidencën e me zyrën e deputetit është e paraparë që të mbahet të enjten kështu e kemi në plan ne do ju dërgojmë ftesën me i diskutuar komentet që i kanë dërguar”.

Njësoj siç mbajti takim me mediet, ZRRE do të mbajë takime edhe me personat e tjerë që kanë adresuar komente në ZRRE.

Të enjten, ky institucion do të takojë përfaqësues të Zyrës së Presidencës dhe të Zyrës së deputetit, Armend Muja.

Kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike janë mbajtur protesta e janë bllokuar edhe zyrat e ZRRE-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

UP thotë se hapësirat e këtij institucioni sipas vendimeve në fuqi mund të jepen për shfrytëzim edhe nga palët e treta

IPK-ja gjen dobësi në procesin e gradimit për rreshter

Arrestohet një zyrtar policor nën dyshim për dhunë në familje

Kusari-Lila: Dështimi për kryetar po bëhet qëllimshëm

Kusari-Lila: Dështimi për kryetar po bëhet qëllimshëm

Rrëfimi i Ramdan Nishorit frymëzon edhe dy burra tjerë në Drenas, thyejnë heshtjen pas 26-viteve

Rrëfimi i Ramdan Nishorit frymëzon edhe dy burra tjerë në Drenas, thyejnë heshtjen pas 26-viteve

Emir Sahiti ndihmon Hamburgun të kthehet në Bundesliga 1, asiston në fitoren e thellë

Emir Sahiti ndihmon Hamburgun të kthehet në Bundesliga 1, asiston në fitoren e thellë

UP thotë se hapësirat e këtij institucioni sipas vendimeve në fuqi mund të jepen për shfrytëzim edhe nga palët e treta

Shou e spektakël nga Prishtina 01 në futsall, 20 gola në ndeshjen e fundit

Shou e spektakël nga Prishtina 01 në futsall, 20 gola në ndeshjen e fundit

Shaqiri hetrik për Baselin, titulli i kampionit mund të festohet të dielën

Shaqiri hetrik për Baselin, titulli i kampionit mund të festohet të dielën

Albion Rrahmani shënon pas asistimit të Krasniqit, por Sparta humb në derbi

Albion Rrahmani shënon pas asistimit të Krasniqit, por Sparta humb në derbi

Emërllahu synon titullin me Clujin

Emërllahu shënon golin e dytë sezonal në Rumani

Suksesi i Uta Ibrahimit, Çeku: Arritje historike dhe frymëzuese, mes alpinistëve më të mëdhenj botërorë

Suksesi i Uta Ibrahimit, Çeku: Arritje historike dhe frymëzuese, mes alpinistëve më të mëdhenj botërorë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X