TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​ZRRE ndryshon të hyrat maksimale të operatorëve, shmang shtrenjtimin e rrymës

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
​ZRRE ndryshon të hyrat maksimale të operatorëve, shmang shtrenjtimin e rrymës

Zyra e Rregullatorit të Energjisë i ka miratuar pjesërisht kërkesat për të hyrat e operatorëve të kësaj fushe, duke shmangur shtrejntimin e energjisë elektrike.

Kësisoj, të hyrat e lejuara maksimale të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (KOSTT) nga sot do të jenë 76 milionë euro. Të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) 185 milionë euro dhe për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO) 442 milionë euro.

Këto ndryshime të të hyrave maksimale u morën në mbledhjen e ZRRE-së, me arsyetimin që të mos rrezikohet siguria e furnizimit apo mos prodhimit nga gjeneratorët vendor.

Muharrem Gashi nga departamenti i tarifave dhe çmimeve, u arsyetua se me rritjen e importit duhet ndryshuar të hyrat maksimale.

Kërkesa nga KOSTT ka qenë rreth 99 milionë euro, 23 përqind më e lartë sesa vlera e vendosur nga ZRRE-ja.

“Gjatë 2025 për shkak rritjes së kërkesës për prodhim vendor, i cili ka qenë më i ulët, është rritur nevoja për import. Procesi i konsultimit ka kaluar në të gjitha fazat e parapara të rregullatorit, duke filluar nga pranimi i aplikacioneve, publikimi i raporteve muajin prill 2026. Gjatë këtij procesi kemi pranuar komente nga 5 kompani KEK, KOSTT, KEDS, KESCO dhe organizata e shoqërisë civile INDEP… Kërkesa në aplikacionin për të hyrat e lejuara maksimale të operatorit të sistemit të transmetimit KOSTT, ka qenë rreth 99 milionë, ndërsa propozimi përfundimtarë i ZRRE është rreth 76 milionë që nënkupton rreth 23 për qind më e ulët sesa vlera e paraqitur në aplikacionin e KOSTT-it. Përfshinë shpenzimet operative, zhvlerësimin e kthimit e lejuar që lidhen me investimet kapitale, janë trajtuar kostot e humbjeve, ndihmëse dhe faktorët e përshtatjes e korrigjimit”, tha Gashi.

Ndërsa për operatorin e sistemit të shpërndarjes -KEDS, nga departamenti i tarifave dhe çmimeve, Adelina Lokaj përmendi kërkesën prej 235 milionë euro.

Po ashtu nga ZRRE, është marr në konsideratë faktori i përshtatjes së të hyrave i aplikuar për të adresuar devijimet e viteve paraprake.

Lokaj tha se pas komenteve të pranuara nga OSSH-ja, ZRRE ka përditësuar blerjet e humbjeve me të dhënat e realizuara për muajin mars 2026 si dhe ka përditësuar çmimin e supozuar të importit për muajt e mbetur të vitit prill dhjetor 2026 me 2.65 €/MWh.

“Kërkesa në aplikacionin për të hyrat e lejuara maksimale të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS), ka qenë rreth 235 milionë euro, ndërsa propozimi përfundimtar i ZRRE-së është rreth 185 milion euro, që nënkupton rreth 21 përqind më i ulët se vlera e paraqitur në aplikacionin e OSSH-së. Ky vlerësim reflekton një analizë të detajuar të komponentëve kryesore për përcaktimin e të hyrave si: kostot operative, kostot e lidhura me investime kapitale, përfshirë zhvlerësimi dhe kthimi ne investime, kostot për mbulimin e humbjeve në rrjet, si dhe të hyrat e parregulluara tarifore, po ashtu është marr në konsideratë faktori i përshtatjes së të hyrave i aplikuar për të adresuar devijimet e viteve paraprake, duke garantuar një trajtim të drejtë dhe transparent të kostove. Pas komenteve të pranuara nga OSSH, ZRRE ka përditësuar blerjet e humbjeve me të dhënat e realizuara për muajin mars 2026 si dhe ka përditësuar çmimin e supozuar të importit për muajt e mbetur të vitit prill dhjetor 2026 me 2.65 €/MWh. (2.65 euro per megavat-ore)”, tha ajo.

Për KESCO, Muharrem Gashi shtoi se komponent kryesor i kostos mbetet blerja e energjisë elektrike për furnizimin e konsumatorëve.

Për të zbutur ndikimin e faturave të vitit 2026, Gashi tha se KEK dhe KESCO ka shtyrë vlerën e energjisë që vlen për periudhën janar-mars për vitin relevant tarifor 2027.

“Kërkesa në aplikacionin për të hyrat e lejuara maksimale për furnizuesin me shërbim universal, për konsumatorët e rregulluar tariforë ka qenë rreth 528 milionë, ndërsa propozimi përfundimtar i ZRRE rreth 442 milionë qe nënkupton rreth 16.4 për qind më i ulët se vlera e paraqitur. Komponent kryesorë i kostos mbetet blerja e energjisë elektrike për furnizimin e konsumatorëve e cila është ndikuar nga zhvillimet në treg, përfshirë çmimet e larta të importeve. Për të zbutur ndikimin e faturave 2026 KEK dhe KESCO ka shtyrë përmes faktorit të profilizimit vlerën e energjisë që vlejnë për periudhën janar-mars për vitin relevant tarifor 2027”, shtoi ai.

Drejtori i bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu theksoi se kjo kosto është shpërndarë në një periudhë dy vjeçare në mënyrë që efekti tek konsumatorët të jetë shumë më i vogël.

“Kostot reale janë të përfshira në këtë raport, mirëpo kjo kosto është e shpërndarë vetëm në mënyrë që të mos kemi rrezikim të sigurisë së furnizimit ose mos prodhimit nga gjeneratorët vendor, është shpërnda në një periudhë dy vjeçare në mënyrë që edhe efekti te konsumatorët të jetë shumë më i vogël”, theksoi ai.

Tags: operatoretShtrenjtimi i rrymesTeve1ZRRE
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga gjashtë muaj burgim me kusht dhe nga 1 mijë euro gjobë për katër të akuzuarit për dhënie ryshfeti në pikën kufitare Hani i Elezit

Me kërkesë të Xhelal Sveçlës, shtyhet seanca gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Haskuka: LVV fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Haskuka: LVV fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Vrasja në Gjakovë, Spitali: Viktima u soll pa shenja jete në emergjencë

Vrasja në Gjakovë, Spitali: Viktima u soll pa shenja jete në emergjencë

Vrasja në Gjakovë, Prokuroria do kërkojë masën e paraburgimit për dorasin

Vrasja në Gjakovë, Prokuroria do kërkojë masën e paraburgimit për dorasin

Mourinho, favorit për të marrë drejtimin e Real Madridit

Mourinho, favorit për të marrë drejtimin e Real Madridit

Arsenal – Atletico, dueli vendimtar për finale të Championsit

Nga gjashtë muaj burgim me kusht dhe nga 1 mijë euro gjobë për katër të akuzuarit për dhënie ryshfeti në pikën kufitare Hani i Elezit

Me kërkesë të Xhelal Sveçlës, shtyhet seanca gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Haskuka: LVV fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Haskuka: LVV fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Vrasja në Gjakovë, Spitali: Viktima u soll pa shenja jete në emergjencë

Vrasja në Gjakovë, Spitali: Viktima u soll pa shenja jete në emergjencë

BE-ja “e përgatitur për çdo skenar” pas kërcënimeve të Trumpit për tarifat e makinave

BE-ja “e përgatitur për çdo skenar” pas kërcënimeve të Trumpit për tarifat e makinave

Spalletti vendos për të ardhmen e Zhegrovës

Evertoni kontakton Juventusin për Zhegrovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën