TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ZRrE deklarohet për ankesat e qytetarëve për fatura të larta të energjisë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
ZRrE deklarohet për ankesat e qytetarëve për fatura të larta të energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka thënë se deri me tani nuk kanë pranuar ndonjë ankesë zyrtare nga konsumatorët në lidhje me faturat e muajit dhjetor 2023.

Në një përgjigje për teve1.info thuhet se nuk ka ngritje të çmimit të energjisë.

“ZRRE-ja,  ka një proces për ankesat e konsumatorëve që konsumatorët e përdorin gjatë gjithë kohës për zgjidhjen e çështjeve  në lidhje me leximin e njehsorëve, faturimin, dhe çështje të tjera. Aktualisht, ZRRE-ja nuk ka pranuar ankesa zyrtare te konsumatorëve ne lidhje me faturat e muajit dhjetor 2023”, thuhet në përgjigje.

ZRrE ka thënë se tarifat e energjisë janë duke u aplikuar sipas vendimit të datës 30 mars 2023.

“Çmimet e energjisë elektrike janë duke u aplikuar në te gjitha faturat e energjisë elektrike për energjinë e konsumuar sipas çmimeve te vendosura me datë 30 mars 2023 përmes vendimit V_1713_2023 nga Zyra e Rregullatorit për Energji, rrjedhimisht nuk ka ngritje të çmimit”.

Me tej, nga ZRrE kanë thënë se inkurajojnë të gjithë konsumatorët që ta kontaktojnë furnizuesin (KESCO), në qoftë se kanë shqetësime apo vërejnë parregullsi ne faturat e tyre.

Ndryshe, qytetare të shumtë janë ankuar në rrjete sociale për faturat e muajit dhjetor 2023 – duke dyshuar se ato janë të fryra.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut i kanë quajtur si “jonormale” faturat e këtij muaji, derisa i kanë kërkuar Prokurorisë së Shtetit që të nis hetime urgjentisht.

Ndërsa në një përgjigje për teve1 prokuroria kanë bërë të ditur se do të shqyrtojnë këtë çështje dhe do të veprojnë në bazë të dispozitave ligjore në fuqi.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Prokuroria do ta shqyrtojë e analizojë këtë çështje dhe në saje të kompetencave të saj do të veprojë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, ka thënë zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.

Në lidhje me këto fatura ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se faturat e larta të energjisë elektrike që kanë ardhur për muajin dhjetor, janë goditja e radhës e kësaj qeverie për qytetarët.

Ai ka thënë se në kohën e inflacionit edhe pa çmimin e lartë të faturave të energjisë elektrike, familjet kosovare me vështirësi po e mbyllin muajin.

“Në vitin e tretë të Qeverisë Kurti, qytetarët po ndjejnë në xhep efektet “e fuqishme” të kësaj qeverie. Faturat e larta të energjisë janë goditja e radhës për familjet kosovare. Në këtë kohë inflacioni e varfërie, duhet të mendojmë për policët, mësuesit, të gjithë punëtorët e sektorit publik dhe posaçërisht për ata të sektorit privat, të cilët, edhe pa këto fatura, me shumë vështirësi e mbyllnin muajin. Kosova meriton më mirë”, ka shkruar Tahiri.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se qytetarët e Kosovës janë duke paguar fatura ekuivalente me shpenzimet që paguajnë qytetarët e Belgjikës e Luksemburgut.

Ai ka thënë se po shkojmë drejt një situate alarmante ku faturat mesatare të familjeve me pak anëtarë, të jenë mes 250 – 350 euro, shkruan teve1.info

“Në vendin me të ardhurat më të ulëta për kokë banori në rajon dhe Evropë, qytetarët e Republikës së Kosovës paguajnë fatura ekuivalente me shpenzimet që paguajnë qytetarët e vendeve më të pasura si Belgjika e Luksemburgu. Po shkojmë drejt një situate alarmante ku faturat mesatare të familjeve me pak anëtarë, të jenë mes 250 – 350 euro. Kjo është qeverisje e të paaftëve dhe mashtruesve. Ky kryeministër është babadimri i llojit të vet, i cili shpërndanë me një dorë, e grabitë me të dy duart. Hajde tash kallxona se si KEDS-i përcakton çmimet, dhe se si ju nuk keni asgjë në dorë. Turp!”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, teve1.info ka dërguar pyetje edhe në KEDS, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje – me arsyetimin se do të dalin me një komunikatë për media./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se e kanosi prokurorin përmes rrjeteve sociale

Arrestohen pesë persona për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Katër milionë euro për pishinën gjysmë-olimpike që do të shërbejë për Lojërat Mesdhetare

Katër milionë euro për pishinën gjysmë-olimpike që do të shërbejë për Lojërat Mesdhetare

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Pa fitues në derbin e Anamoravës

Pa fitues në derbin e Anamoravës

Llapi ndanë rrugët me 11-të lojtarë

Llapi barazon në shtëpi me Malishevën

Ballkani mposht Prishtinën, forcohet në krye

Ballkani mposht Prishtinën, forcohet në krye

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se e kanosi prokurorin përmes rrjeteve sociale

Arrestohen pesë persona për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën