TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zogaj flet për gjendjen e jashtëzakonshme në Gjykatën në Mitrovicë pas dorëheqjes së 145 gjyqtarëve dhe zyrtarëve

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Zogaj flet për gjendjen e jashtëzakonshme në Gjykatën në Mitrovicë pas dorëheqjes së 145 gjyqtarëve dhe zyrtarëve

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, për gjendjen e sistemit gjyqësor në veri pas dorëheqjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë thotë që ka qenë gjendja më e jashtëzakonshme në shumë vite në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

“Ka qenë gjendja më e jashtëzakonshme në shumë vite në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe në Divizionin e Apelit. Mundem me konfirmu që Divizioni i Apelit e ka mbuluar në tërësi materien që e ka pas Divizioni, pra të gjitha çështjet janë marrë në kompetencë të Gjykatës të Apelit por që punohet si Divizion, pra gjyqtarët janë caktuar në Divizion”, ka thënë Zogaj në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Sipas Zogaj, dorëheqja e 145 personave në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ka ndikuar në përformancën e Gjykatës.

“Ndërsa, në Gjykatën Themelore gjendja ka qenë shumë më e jashtëzakonshme, për shkak se numri i zyrtarëve dhe gjyqtarëve së bashku janë 145 persona që kanë dhënë dorëheqje dhe kjo ndikon direkt në përformancën e Gjykatës”, tha kryesuesi i KGjK-së.

Ai ka treguar se është shtuar kapaciteti në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, por që sipas tij, përformanca prapë nuk është në nivelin që ka qenë më herët.

“Kemi shtuar kapacitetin në Gjykatën Themelore të Mitrovicës përmes transferit të disa gjyqtarëve, së fundmi kemi caktuar një numër më të madh të gjyqtarëve për Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Gjykata po funksionin, performanca nuk është në nivelin që ka qenë, sepse janë gjysma e gjyqtarëve më pak. Është një Gjykatë që po menaxhohet dhe që KGjK-ja bashkë me gjyqtarë dhe nënkryetarin e Gjykatës çdo ditë janë në vlerësim të gjendjes. Ne besojmë që me numrin e bashkëpunëtorëve dhe gjyqtarëve që do të fillojnë punën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë gjendja do të jetë e menaxhueshme, por nuk do të jetë shumë efikase në atë që është pritja jonë”, tha mes tjerash Zogaj.

Zogaj tha se edhe përkundër numrit të madh stafit dhe gjyqtarëve që kanë dhënë dorëheqje, prapë po punohet dhe rastet po trajtohen me kujdes.

Në nëntor të vitit të kaluar, pjesëtarët e komunitetit serb në veri kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet e Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa serbe në targa RKS, apo Republika e Kosovës.

Tags: Albert ZogajGjykata Themelore në MitrovicëKëshilli Gjyqësor i Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Katër policë lëndohen gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në Suharekë

Vjen largimi i dytë nga Guxo, shkak Vjosa Osmani

Vjen largimi i dytë nga Guxo, shkak Vjosa Osmani

Gashi: Kurti me vetëdije e çoi vendin drejt zgjedhjeve, kishte shumë kandidatë për president

Gashi: Kurti me vetëdije e çoi vendin drejt zgjedhjeve, kishte shumë kandidatë për president

Marta Kos shtyn vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

Marta Kos shtyn vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

Deondre Burns shpallet “MVP i Javës”

Deondre Burns shpallet “MVP i Javës”

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Katër policë lëndohen gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në Suharekë

Bersant Celina po shkëlqen në Suedi

Bersant Celina po shkëlqen në Suedi

Pas golit të parë në Rusi, lojtari i Kombëtares zgjidhet edhe në formacionin e javës

Pas golit të parë në Rusi, lojtari i Kombëtares zgjidhet edhe në formacionin e javës

Nuk ulet dënimi për Lindrit Kamberin, mbrojtësi i FC Zürich mbetet i pezulluar tri ndeshje

Nuk ulet dënimi për Lindrit Kamberin, mbrojtësi i FC Zürich mbetet i pezulluar tri ndeshje

Ushtria izraelite rrëzon një dron iranian mbi Sirinë jugore

Ushtria izraelite rrëzon një dron iranian mbi Sirinë jugore

Vjen largimi i dytë nga Guxo, shkak Vjosa Osmani

Vjen largimi i dytë nga Guxo, shkak Vjosa Osmani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën