TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zjarri vazhdon të përhapet në Siqevë, pronari i malit kërkon t’i shpëtohet shtëpia

Që nga dita e diel, zjarrfikësit po tentojnë të shuajnë zjarrin në malet e fshatit Siqevë të Prishtinës. Pronari i tokës, i shqetësuar për gjendjen kërkon që t’i shpëtohet shtëpia. E në Kosovë vetëm në tre ditët e fundit janë evidentuar rreth 300 raste të zjarreve.

by Albiona Hajdari
12 muaj ago
3 0
A A

Është dita e dytë që po angazhohen maksimalisht në shuarjen e zjarrit.

Por nga erërat, fikja e flakëve në fshatin Siqevë të Prishtinës po bëhet e vështirë.

Pavarësisht nga kjo, zjarrfikësit nuk po heqin dorë nga detyra e tyre.

E para syve të Musli Berishës, rreth pesë hektarë tokë janë duke u djegur.

Gjithë kjo situatë, për pronarin e tokës është shqetësuese.

“Atje nalt kam pasë dardha, molla, qershia krejt të shartume edhe janë djeg krejt ato, nuk mujnë me gjallnu. Kryesore shpiat me na shpëtu, mali është dhimtë po s’ki çka i bën”, shprehet Berisha.

Por këto male nuk janë zona më e madhe që janë përfshirë nga flakët.

“Për nga intensiteti dhe sipërfaqja që është përfshi ka qenë zjarri këtu në Emshir, pra që ka përfshi një sipërfaqe tejet të madhe prej Emshirit deri në Fushë Kosovë edhe në Veternik”, tregon Mal Gashi nga brigada e zjarrfikësve në Prishtinë.

E nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent u bë e ditur se tri ditët e fundit janë evidentuar rreth 300 raste të zjarreve.

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent të MPB-së, Genc Metaj deklaroi se gjendja aktuale lidhur me zjarret paraqet rrezik serioz  dhe shkaqet kryesisht dyshohet të jenë dora e njeriut.

Andaj ekspertët e emergjencave kanë një thirrje për qytetarët meqë e vlerësojnë gjendjet si jo normale.

“Me inicimin e zjarrit që shkakton rrezikim të përgjithshëm kryhet vepër penale dhe si e tillë sanksionohet edhe me burgim. Andaj duhet të jenë të kujdesshëm sepse përveç që po i dëmtojnë pyjet e shumta, po dëmtohet ambienti”, shprehet Tahir Ahmeti.

Tentimet e zjarrfikësve për të shuar zjarrin në fshatin Siqevë të Prishtinë kanë vazhduar përgjatë gjithë ditës së hënë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Ekstradohen nga Gjermania për në Kosovë, dy të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Osmani në kërkim të mandatit të dytë, Pozhari: Bordi i Paqes i ka ardhur si një mundësi ideale

Osmani në kërkim të mandatit të dytë, Pozhari: Bordi i Paqes i ka ardhur si një mundësi ideale

Osmani: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane

Osmani: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane

Trump lëvdata për Osmanin, Maloku vlerëson se edhe Kurti do të ndryshojë qasje

Trump lëvdata për Osmanin, Maloku vlerëson se edhe Kurti do të ndryshojë qasje

Edhe Shkëndija mposhtet në ndeshjen e parë të Play-Offit, në Ligën e Konferencës

Edhe Shkëndija mposhtet në ndeshjen e parë të Play-Offit, në Ligën e Konferencës

“InfoNata” 19.02.2026

“InfoNata” 19.02.2026

Drita humb në sekondat e fundit nga sllovenët, ndeshja e kthimit vendimtare

Drita humb në sekondat e fundit nga sllovenët, ndeshja e kthimit vendimtare

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Ekstradohen nga Gjermania për në Kosovë, dy të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Nazmi Gripshi kalon në kampionatin rus, nënshkruan me Rubin Kazanin

Nazmi Gripshi kalon në kampionatin rus, nënshkruan me Rubin Kazanin

Osmani në kërkim të mandatit të dytë, Pozhari: Bordi i Paqes i ka ardhur si një mundësi ideale

Osmani në kërkim të mandatit të dytë, Pozhari: Bordi i Paqes i ka ardhur si një mundësi ideale

Osmani: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane

Osmani: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën