TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zjarri në objektin banesor në Prishtinë shkaktoi dëme të konsiderueshme

Një zjarr ka përfshirë mbrëmë një objekt banesor shumëkatësh pranë Parkut të Qytetit në Prishtinë. Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit. Nuk janë regjistruar të lënduar, mirëpo vetëm dëmë të konsiderueshme materiale. Hetimet për shkaqet janë në proces e sipër.

by tëvë1
1 vit ago
0 0
A A

Autore: Jona Kelmendi

Në orën 21:00 të së mërkurës zjarrfikësit morën një thirrje për një zjarr që kishte përfshirë një banesë në rrugën “Isa Kastrati” pranë Parkut të Qytetit në Prishtinë.
Kur mbërritën panë që përmasat e flakëve ishin të mëdha, porse nuk u regjstrua asnjë i lënduar.

Megjithatë, zjarrfikësit thanë që shuarja e zjarrit nuk ishte aspak e lehtë.

“Është vërejt se është duke u dhezur kulmi i ndërteses, reagimi i zjarrëfikësve ka qenë shumë i shpejtë dhe profesionalë, ka bo që brenda 1h të lokalizohet ai zjarrë fatmirësisht nuk ka pasë të lëndum nga qytetarët as viktima jo. Vështirësi ka pasë në fikje të zjarrit ka qenë kogja vështirë sidomos nga pjesa e pasme e ndërtesës”, tha Abdusamet Shkodra – zëvendëskomandant i zjarrfikësve në Prishtinë.

Që ishte ndezur një zjarr në objekt e kishin vërejt edhe banorët, me ç’rast kishin dalur menjëherë nga banesa.

“Ju ka kallë kojshisë siper meje une kam qenë poshtë, gruaja e ka pa që është dhez zjarri edhe tek pjesa jonë edhe nuk kanë ditë sen veq i kanë marrë fmin edhe kanë dalë jashtë”, tha një banor.

E banorët e kësaj godine as të enjten nuk kanë mundur të rikthehen në banesat e tyre.

“Unë jetoj qetu në katin e 5 ndërmjet tij, nuk na kanë lanë me hi brenda se mu ka blloku dera e brendshme nuk e di as qka ka bë dëm as kurgjo hiq”, u shpreh një tjetër banor.

Ndërkohë, drejtori i Emergjencës në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica ka thënë që hetimet për shkakun e zjarrit kanë nisur të enjten.

“Sot kanë fillu hetimet nga inspektori i hetimit të zjarrit dhe nga policia e Kosoves dhe Forenzika dmth pasi që të përfundojë faza e hetimeve atëherë duhet të dalët e fazën e vlerësimit të dëmeve dhe fazën e raportit dhe pastaj do e shohim a kemi kërkesa nga banoret se sa është dëmi”, tha Lulzim Fushtica – drejtor i emergjencës në Prishtinë.

Fushtica ka thënë që dëmet ne objekt janë të konsiderueshme, ndërsa për shkaqet nuk ka ende një përgjigje zyrtare.

“Për momentin është shumë herët të flitet për shkakun por shihet se dëmet janë të mëdha”, tha ai.

Ndërsa, për sa i përket hetimeve për shkakun e zjarrit gjatë dites televizoni ka kontaktuar edhe Policinë por deri në këtë moment nuk kemi marrë një përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mediat në Serbi raportojnë për arrestimin e Milan Radoiçiq

Ambasadat thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq të përballet me drejtësinë

​“Jo në emrin tim”, i kërkohet Kryesisë së Kuvendit ta fusë në rend dite Ligjin për Specialen

​“Jo në emrin tim”, i kërkohet Kryesisë së Kuvendit ta fusë në rend dite Ligjin për Specialen

Bërxulli: Presidenti nga LDK-ja dhe koalicion qeverisës me LVV-në, s’ka mundësi tjetër

Bërxulli: Presidenti nga LDK-ja dhe koalicion qeverisës me LVV-në, s’ka mundësi tjetër

Hasani vlerëson se moszgjedhja e presidentit do të thellojë ndasitë dhe përkeqësojë sigurinë e brendshme

Hasani vlerëson se moszgjedhja e presidentit do të thellojë ndasitë dhe përkeqësojë sigurinë e brendshme

Gjeraj: Ndeshja më e mirë që ka zhvilluar Kosova

Gjeraj: Ndeshja më e mirë që ka zhvilluar Kosova

“InfoNata” 24.09.2026

“InfoNata” 24.09.2026

Mediat në Serbi raportojnë për arrestimin e Milan Radoiçiq

Ambasadat thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq të përballet me drejtësinë

Muriqi vendos ndeshjen në fund, Kosova triumfon ndaj Irlandës

Muriqi vendos ndeshjen në fund, Kosova triumfon ndaj Irlandës

​“Jo në emrin tim”, i kërkohet Kryesisë së Kuvendit ta fusë në rend dite Ligjin për Specialen

​“Jo në emrin tim”, i kërkohet Kryesisë së Kuvendit ta fusë në rend dite Ligjin për Specialen

Bërxulli: Presidenti nga LDK-ja dhe koalicion qeverisës me LVV-në, s’ka mundësi tjetër

Bërxulli: Presidenti nga LDK-ja dhe koalicion qeverisës me LVV-në, s’ka mundësi tjetër

Hasani vlerëson se moszgjedhja e presidentit do të thellojë ndasitë dhe përkeqësojë sigurinë e brendshme

Hasani vlerëson se moszgjedhja e presidentit do të thellojë ndasitë dhe përkeqësojë sigurinë e brendshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën