Banorët e asaj treve përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se zharri ka filluar në orët e paradites, por tani ka marr përmasa alarmante. Në bazë të këtyre njoftimeve por edhe të videove të publikuara në zonat e pyllëzuara mbi fshat shihen flakë në lartësi deri në 20 metra.
Në orët e pasdites në vend të ngjarjes ka dalë kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili ka deklaruar se pritet që së shpejti të shkojnë zjarrfikësit.
Ai poshtu ka thënë se ka kontaktuar kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, dhe se pritet që të angazhohet një helikopter për fikjen e zjarrit.








