Objekte ndihmëse mbrapa Tregut e Gjelbër në Ulpianë janë përfshirë nga zjarri sot.
Komandanti i zjarrfikësve të Kosovës, Malë Gashi për Tëvë1 ka thënë se kanë intervenuar menjëherë në vendndodhje dhe zjarri është shuar.
Tutje, ai ka deklaruar se nuk raportohet për të lënduar.
“Sot ne ora 16:13 është njoftuar se ne tregun e gjelbër në Ulpianë është duke u ndezur një tezgë, ekipet e BPZ menjëherë kanë dalur ne vendin e ngjarjes, zjarr kishte në objekte ndihmëse të vjetra mbrapa tregut. Zjarri është shuar deri në ketë moment nuk kemi informacione për persona të lënduar”, ka deklaruar ai.