TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zjarr i madh në urën e vetme mes Krimesë dhe Rusisë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Zjarr i madh në urën e vetme mes Krimesë dhe Rusisë

Media shtetërore ruse ka thënë se është ndezur një rezervuar karburanti, mirëpo nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Në pamje shihet se, në Ngushticën e Kërçit një tren është në flakë dhe se përveç urës, edhe rruga tokësore ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Gadishulli i Krimesë është aneksuar nga Moska më 2014.

Forcat ushtarake ruse tani e përdorin këtë urë për të dërguar pajisje ushtarake në Ukrainë, pas nisjes së luftës në këtë shtet, në fund të muaji shkurt.

Një këshilltar i udhëheqësit të Krimesë është cituar të ketë thënë, sipas agjencisë shtetërore, Ria Novosti, se është duke u punuar për të shuar zjarrin.

Media shtetërore ruse ka thënë se ndërkohë është pezulluar trafiku në urë.

Ura e Krimesë konsiderohet target kyç për forcat ushtarake ukrainase, të cilat janë duke sulmuar logjistikën ruse.

Kjo urë në Ngushticën e Kërçit është hapur nga presidenti rus, Vladimir Putin më 2018, katër vjet pasi Moska ka aneksuar Krimenë.

Vendkalimi është më shumë se 160 kilometra larg territorit të kontrolluar nga ukrainasit.

Një ekspert për shpërthime i ka thënë transmetuesit britanik BBC, se zjarri nuk është shkaktuar nga ndonjë raketë.

“Mungesa e dëmit konkret në sipërfaqen rrugore sugjeron se nuk është përdorur armë ajrore”, ka thënë ai.

Sipas tij, “një plan i mirëmenduar mund të ketë jetë arsyeja e zjarrit”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

BE zgjeron sanksionet ndaj Rusisë, miratohen masa të reja ndaj 43 individëve dhe 100 kompanive

BE zgjeron sanksionet ndaj Rusisë, miratohen masa të reja ndaj 43 individëve dhe 100 kompanive

Arrestohet ish-ministri serb i Ekonomisë, Rade Basta

Arrestohet ish-ministri serb i Ekonomisë, Rade Basta

Republikanët bllokojnë përpjekjen për të shkarkuar shefin e Pentagonit, Pete Hegseth

Republikanët bllokojnë përpjekjen për të shkarkuar shefin e Pentagonit, Pete Hegseth

Nis dita e dytë e bisedimeve trepalëshe për paqe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi

Nis dita e dytë e bisedimeve trepalëshe për paqe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi

Lushaku-Sadriu: Qeveria të raportojë çdo tre muaj në Kuvend për përmbushjen e kritereve të Raportit të Progresit

Lushaku-Sadriu: Qeveria të raportojë çdo tre muaj në Kuvend për përmbushjen e kritereve të Raportit të Progresit

​NATO po vlerëson kapacitetet mjekësore të FSK-së, Maqedonci dhe Jashari vizitojnë ekipet

​NATO po vlerëson kapacitetet mjekësore të FSK-së, Maqedonci dhe Jashari vizitojnë ekipet

​Murati prezanton projektbuxhetin 2027, opozita kritikon planifikimin dhe realizimin e investimeve kapitale

​Murati prezanton projektbuxhetin 2027, opozita kritikon planifikimin dhe realizimin e investimeve kapitale

BE zgjeron sanksionet ndaj Rusisë, miratohen masa të reja ndaj 43 individëve dhe 100 kompanive

BE zgjeron sanksionet ndaj Rusisë, miratohen masa të reja ndaj 43 individëve dhe 100 kompanive

KB Peja forcohet me qendrën Hemphill

KB Peja forcohet me qendrën Hemphill

Tre ekspertë do të angazhohen në Komisionin Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Tre ekspertë do të angazhohen në Komisionin Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Bostoni mposht Philadelphian dhe i merr kreun e Konferencës së Lindjes

Bostoni mposht Philadelphian dhe i merr kreun e Konferencës së Lindjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën