TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zhvillime dramatike dhe dinamike në Siri: A do bie Asadi më në fund?

by TËVË 1
1 vit ago
1
A A
Zhvillime dramatike dhe dinamike në Siri: A do bie Asadi më në fund?

Shkruan: Flamur Kaçiu

Situata në Siri po zhvillohet me dinamikë të lartë, dhe rrëzimi i mundshëm i regjimit të Basharal-Asadit edhe një herë duket afër. Zhvillimet e fundit tregojnë për aleanca në ndryshim, ndarje të thella dhe interesa të kundërta midis aktorëve lokalë dhe atyre ndërkombëtarë të cilët herë bashkëpunojnë e herë kundër njëra-tjetrës.

Ringritja e grupeve të rebelëve

Hay’atTahriral-Sham (HTS), një koalicion i grupeve sunite, ka kaluar transformime të rëndësishme në vitet e fundit. Dikur degë e Frontit al-Nusra, degë eal-Kaidës, HTS është distancuar nga origjina e saj. Grupi është rikonstruktuar dhe promovon një vizion për një shtet me institucione që respektojnë diversitetin etnik dhe fetar. Kjo qasje e re ka nxitur diskutime në Shtetet e Bashkuara për mundësinë e heqjes së HTS-së nga lista e organizatave terroriste. Aktualisht, HTS udhëheq një betejë vendimtare kundër forcave të Asadit, duke synuar përfitime territoriale dhe politike deri në kryeqytetin Damasku.

Dobësimi i mbështetjes për Asadin për kundër forcimit diplomatik

Mbijetesa e Asadit është bazuar kryesisht në mbështetjen e Rusisë, Iranit dhe Hezbollahut. Megjithatë, këta aleatë tani përballen me dilema strategjike. Irani dhe partnerët e tij ngurrojnë të angazhohen më tej në Siri, pasi kjo mund t’i ekspozojë ndaj rreziqeve më të mëdha nga Izraeli. Struktura e Hezbollahut në detaje u zbulua pas angazhimit të tyre në Siri.Nga ana tjetër, besohet se shërbimet e inteligjencës së Asadit kanë arritur një marrëveshje sekrete me Shtetet e Bashkuara për të kufizuar furnizimin e Hezbollahut me armë, në këmbim të lehtësimit të disa sanksioneve. E Rusia e angazhuar në Ukraninë e ka të vështirë të fokusohet në siri, por do bëj përpjekje maksimale për të ruajt interesat e veta dhe bazën ushtarake.

Pavarësisht ripërtëritjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetet arabe dhe ekonomisë së bazuar te tregtia e drogës “kaptagon”, pozita e Asadit mbetet e brishtë. Një grup shiitësh të lidhur me rrjetin e regjimit të tij vazhdojnë ta mbështesin ashtu sikurse babain e tij, por kjo mund të mos mjaftojë për të përballuar sfidat e reja.

Llogaritjet e Turqisë

Turqia luan një rol kyç në konfliktin sirian për shkak të afërsisë kufitare dhe interesave të saj strategjike. Me mbi 3 milion refugjatë sirianë të strehuar në Turqi, qeveria përballet me presione të brendshme për t’i kthyer ata në vendin e tyre edhe pse fillimisht ishin mirëpritur duar hapur, por koha e gjatë ka shkaktuar probleme ekonomike dhe shoqërore. Për më tepër, shqetësimet për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e njohur si organizatë terroriste nga Turqia, ShBA dhe BE, mbeten prioritet. Turqia ka vendosur forca ushtarake në zona të rëndësishme të Sirisë dhe mbështet Ushtrinë Kombëtare të Sirisë (SNA), një fraksion rebel kundër Asadit.

Shërbimet turke të inteligjencës kanë gjithashtu lidhje me HTS-në, duke reflektuar qasjen e ndërlikuar të Ankarasë për të balancuar sigurinë, politikat dhe çështjet humanitare.

Forcat kurde dhe tensionet rajonale

Forcat kurde kontrollojnë një pjesë të madhe të territorit sirian dhe kanë luajtur rol të rëndësishëm në luftën kundër ISIS-it, duke përfituar nga mbështetja ushtarake dhe logjistike e ShBA-ve. Mbështetja edhe armatimi nga ShBA-ja është një shqetësim shumë i madh për Turqin pasi që logjikshëm pas përfundimit të luftës së brendshme në Siri, një pjesë e tyre mund të luftoj ushtrinë Turke. Ndryshe nga kurdët në Irak, të cilët kanë arritur marrëveshje me Turqinë, grupet kurde në Siri mbeten në kundërshtim dhe mbajnë lidhjet me PKK-në.

Lidhjet e kurdëve me Izraelin pasqyrojnë rivalitetet më të gjera rajonale. Janë bërë përpjekje për të integruar forcat kurde në ushtrinë siriane për t’i mbrojtur nga sulmet turke, por Asadi ka kërkuar që ato të heqin dorë nga autonomia, një kusht që nuk është pranuar.

Prania e ShBA-ve

Shtetet e Bashkuara mbajnë rreth 1,000 trupa në Siri, një prani që pritet të luajë rol të rëndësishëm në negociatat që do të zhvillohen nëse bie pushteti i Asadit. Ndërsa presidenti në rikthimTrump shprehu dëshirën për të tërhequr trupat, interesat strategjike mund të diktojnë një qasje ndryshe. Trupat amerikane mbeten një faktor vendimtar në formësimin e dinamikave të ardhshme të pushtetit në Siri.

E ardhmja e Sirisë mbetet e pasigurt, me regjimin e Asadit që përballet me sfida të paprecedenta edhe pse dukej se pozicioni i tij po përmirësohej. Ndërsa forcat rebele fitojnë terren dhe fuqitë rajonale ripozicionohen, vendi mund të jetë pranë ripozicionimeve të mëdha politike dhe territoriale. Megjithatë, rruga përpara do të formësohet nga një ndërthurje komplekse ambiciesh lokale, rivalitete rajonale dhe strategji ndërkombëtare.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

Tags: AsadiFlamur KaçiuZhvillimet në Siri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata e Vlorës merr vendim ndaj të dyshuarave për kidnapimin e një kosovari

Gjykata e Vlorës merr vendim ndaj të dyshuarave për kidnapimin e një kosovari

Begaj: Shqipëria, në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes

Begaj: Shqipëria, në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes

Ahemd al Ahmet, burri që çarmatosi sulmuesin në Sydney

Ahemd al Ahmet, burri që çarmatosi sulmuesin në Sydney

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Osmani: Në fund të muajit maj kemi marrë informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën

Osmani: Jemi në solidaritet me popullin e Australisë

Real Madridi kthehet te fitorja

Real Madridi kthehet te fitorja

Juventusi fiton minimalisht, Zhegrova në stol

Juventusi fiton minimalisht, Zhegrova në stol

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

331 aksidente në trafik gjatë kësaj jave, shihet alarmante

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Rahoveci 029 triumfon ndaj Pejës

Rahoveci 029 triumfon ndaj Pejës

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën