TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Zhurma u dëgjua disa metra larg”- gruas në Podujevë i sulmohet shtëpia me mjet shpërthyes

Persona të panjohur kanë sulmuar shtëpinë e një gruaje në Sfeqël të Podujevës, duke hedhur mjet shpërthyes. Familjarët nuk pranuan të flasin, por fqinjtë e tyre treguan se si ndodhi i gjithë rasti.

by Doresa Geci
8 muaj ago
3 0
A A

Gjithçka duket qetë tani.

Por kjo qetësi nuk ishte edhe mbrëmë pas mesnate.

Zhurma e një mjeti shpërthyes bëri jehonë të madhe, derisa u gjuajt në shtëpinë e një gruaje këtu në fshatin Sfeqël të Podujevës.

Atë dyshohet se e hodhën persona të panjohur.

Familja e cila dyshohet që u sulmua nuk pranoi që të flas për televizionin. Mirëpo fqinjët e tyre thanë se zhurma e mjetit shpërthyes u dëgjua disa metra larg

Por si rrodhi e gjithë ngjarja?

“Ka gjuajtur dikush edhe u ik, pastaj kanë ardhur policia dhe më nuk di asgjë. Çdo natë kam dal përjashta, mbrëmë nuk kam dal. Kanë gjuajtur i kam dëgjuar. E kam pa qat dritë kish po veton, dhe kur jam zgjuar në mëngjes më ka treguar ky kojshia këtu. Pas 12 besoj qashtu ka ndodhur dhe në mëngjes i kam parë policinë”, shprehet Bajram Halili.

Për rastin u njoftua edhe Policia e Kosovës.

“Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes në shtëpinë e viktimës femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, ka njoftuar policia.

Me t’u njoftuar nga Policia, Prokuroria Themelore e Prishtinës konfirmoi nisjen e hetimeve.

“Pas pranimit të informatës nga Policia e Kosovës, Prokurori i Shtetit ka inicuar rastin si vepër penale ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’, sipas nenit 367 të KPRK-së. Në këtë drejtim, Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim të plotë me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje”, thuhet nga prokuroria.

Sipas raportit të Policisë, cak i sulmit këtë të mërkurë ishte edhe lokali i disa grave në Prishtinë, i cili u përfshi nga zjarri.

I njëjti dyshohet se u krye në mënyrë të qëllimshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Policia njofton zyrtarisht arrestimin e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Raportohet se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës të mërkurën, ja zonat që preken

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar – Një grua dhe një fëmijë në gjendje më të rëndë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën