Tre prej lojtarëve të Kosovës, Edon Zhegrova, Aro Muriq e Florent Muslija, të shoqëruar nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe selektori Franco Foda kanë vizituar SOS Fshatin e Fëmijëve.
Ata janë pritur shumë ngrohtë nga fëmijët. Janë bërë biseda të shumta me fëmijë e po ashtu fotografi e janë ndarë nënshkrime.
Ka pasur edhe pak lojë futbolli mes yjeve të Kosovës dhe fëmijëve të fshatit.
Kryetari i FFK-së, Ademi, ka njoftuar se do të dhurohen 4000 euro për fëmijët e SOS Fshatrave.