Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një grua në Prizren.
Rastin e ka raportuar në polici një grua tjetër, teksa rasti është duke u hetuar.
“Prizren / 29.09.2024 – 17:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore.” – thuhet në raport.