Një burrë është zhdukur në Lipjan të enjten dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Rastin e ka raportuar një shtetase e Shqipërisë.
“Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti i cili po trajtohet nga njësitë përkatëse policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.