TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zhbllokohen qindra miliona euro, BE heq tërësisht masat ndaj Kosovës

Qindra miliona euro do të zhbllokohen në javët në vijim, pasi Bashkimi Evropian vendosi që t’i heq tërësisht masat ndaj Kosovës. Lajmin e dha mbrëmë nga Brukseli, e para e shtetit, Vjosa Osmani.

by Fetije Kamberi
8 muaj ago
1 1
A A

“Gjatë bisedimeve intensive me partnerët tanë u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe i hiqet sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit. Rrjedhimisht, edhe fondet do të zhbllokohen, një pjesë shumë e madhe menjëherë e një pjesë tjetër në fund të janarit”

Nga Brukseli e dha lajmin për qytetarët e Kosovës.

E para e shtetit, Vjosa Osmani, tregoi se një pjesë e masave veçse do të hiqen në dhjetor, kurse pjesa tjetër largohen gradualisht nga janari.

Këtë lajm e mirëpriti edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Ne e mirëpresim vendimin e BE-së për të hequr masat e vendosura ndaj Kosovës. Qeveria jonë ka pohuar vazhdimisht se këto masa ishin të padrejta që nga fillimi, pasi ato sanksionuan Kosovën për përçarjet e orkestruara nga Serbia – një axhendë që çoi gjithashtu në sulme të shumta të mëdha terroriste në territorin tonë, duke përfshirë sulmin fatal në Banjska dhe një tjetër në Ibër-Lepenc që synonte infrastrukturën kritike. Gjatë gjithë kësaj periudhe, ne kemi mbetur plotësisht të përkushtuar ndaj Bashkimit Evropian, për përmbushjen e kritereve për anëtarësim dhe për të vazhduar si aleatë të përkushtuar dhe kampionë të vlerave demokratike”, u shpreh Kurti.

Por se për çfarë vlere dhe për çfarë projekte saktësisht bëhet fjalë, tregon drejtoresha ekzekutive e GLPS-së, Njomza Arifi.

“Bëhet fjalë për katër projekte në total me një shumë prej 34.6 milionë eurosh. Janë projekte që lidhen kryesisht me infrastrukturë, me çështjen e sistemit të ngrohjes në Prishtinë apo me skenën e të rinjëve Young Sell dhe disa projekte të tjera të cilat siç duket dhe sipas burimeve janë projekte të cilat kanë rrezikuar t’i kalohet afati për përfitim të fondeve dhe janë konsideruar si projekte që janë në listën prioritare që do të duhej të liroheshin fondet që kanë qenë subjekt i bllokimit për shkak të masave”, tha ajo.

Arifi thekson se duhet të punohet në fondet e IPA-s, që janë projekte para anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Ky 34.6 milionë euro lirohet tani kurse dëgjuam edhe presidenten Ursula Von Der Leyen e cila deklaroi se Kosova duhet tash të programoj dhe të propozoj projektet për programin IPA 2026/27 për lirim e rreth 205 milionë eurove të tjera në fillim të vitit të ardhshëm sepse këto fonde propozohen nga Kosova por duhet të miratohen nga Komisioni Evropian dhe të mbështeten nga vendet anëtare”, u shpreh ajo.

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës u vendosën para dy viteve, në qershor të vitit 2023.

Kjo i ka kushtuar vendit me humbje të milionave eurosh, për shkak të projekteve të pezulluara ose të shtyra për afat të pacaktuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KGJK cakton mbledhjen e radhës, në rend dite shqyrtimi i dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit serb

KGJK cakton mbledhjen e radhës, në rend dite shqyrtimi i dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit serb

MIT: Vazhdojnë investimet në Prishtinë, 9 milionë për tri projekte rrugore

MIT: Vazhdojnë investimet në Prishtinë, 9 milionë për tri projekte rrugore

​Voziti 212 km/h në rrugën Milot–Laç, shoferi gjobitet me 4,300 euro

​Voziti 212 km/h në rrugën Milot–Laç, shoferi gjobitet me 4,300 euro

Nën kërcënimin e thikës i mori 50 euro, Prokuroria kërkon paraburgim 30-ditor për të dyshuarin në Gjakovë

Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Komandanti i Policisë në Lipjan, jep dorëheqje morale pas rastit tragjik të 27-vjeçarit

Dy persona ndalohen pasi kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, iu konfiskohen kërpudhat

Arrestohet një shtetas i Serbisë, dyshohet se sulmoi një person

Arrestohet një shtetas i Serbisë, dyshohet se sulmoi një person

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën