TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Nga Gjakova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Uliks Gjonaj është instruktor i policisë, që i trajnon njësitë elitare policore amerikane, të njohura si SËAT. Përvoja e tij shtrihet edhe në disa shtete të Evropës, por një rast i tillë, nuk iu dha zyrtarisht në Kosovë.

by Arlind Beqiraj
3 minuta ago
0 0
A A

Në çantë mban flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, lidhja e tij me këtë shtet shkon shumë më larg.

Është ky Uliks Gjonaj nga Gjakova, i cili punon si instruktor i policisë.

Por, ata që i trajnon Gjonaj, nuk janë zyrtarë të thjeshtë policor.

Nëpër duart e tij, kaluan edhe njësitet elitare policore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e njohur si SWAT.

“Njësitë ma elitare gjatë trajnimit që i mbaj në Amerikë, dmth njësia ma e lartë është ajo e SËAT-it, pastaj kemi njësinë tjetër që është Sheriffs. Unë meqenëse jam instruktor i certifikuar nga Departamenti i Policisë i shtetit të Amerikës, dmth më tepër jam i fokusuar te Policia Amerikane”, thotë për Tëvë1, Uliks Gjonaj, instruktor i policisë.

Por, angazhimi i tij nuk është kufizuar vetëm në SHBA.

Gjonaj ka qenë pjesë e trajnimeve edhe me policinë zvicerane, austriake e kroate.

“Te policia zvicerane, te ajo austriake, pastaj te policia kroate, policia e Ballkanit që e përfshinë RENEA-n, pastaj policia e Maqedonisë, policia kriminale e Bosnjës. Dmth pjesa ma e madhe ka qenë me kontingjentet e NATO-s apo të KFOR-it, duke përfshirë prej forcave ushtarake amerikane edhe kontingjentet e tjera që janë suedeze, daneze, gjermane e tjera”, thotë ai.

Pavarësisht se i trajnoi njësitet me elitare policore në botë, ky rast zyrtarisht nuk iu dha në Policinë e Kosovës.

“Unë kam trajnuar në mënyrë interne disa grupe të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, mirëpo në mënyrë institucionale akoma nuk ka ndodhë. Nuk e di pse. Atë çka e kam dhe atë çka mund ta sjell nga SHBA-ja apo nga Izraeli, sepse edhe atje jam i certifikuar, mund ta sjell edhe në vendin tim këtu”, shprehet Gjonaj.

E përveç ushtrimeve praktike, Gjonaj i trajnon policët elitarë edhe në aftësitë taktike, reagimin në situata të rrezikshme dhe koordinimin gjatë operacioneve.

Për krejt këtë, Uliks Gjonaj përgatitjet për t’u bërë instruktor i policisë, i nisi në vitin 2009.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Auto Draft

Çifti që mban pastërtinë në Shalë të Bajgorës, projektin e financon një mërgimtar

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Auto Draft

Çifti që mban pastërtinë në Shalë të Bajgorës, projektin e financon një mërgimtar

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Një person i del trenit përpara, makinisti arriti ta ndalë me kohë trenin

Greva e organizatave sindikale të Infrakos, nesër pritet të ndërpritet qarkullimi i trenave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën