TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zgjedhjet në Serbi, mobilizohen shqiptarët, thirrje për votimin e listës me numrin 17

by Teve1
45 minuta ago
0
A A
Zgjedhjet në Serbi, mobilizohen shqiptarët, thirrje për votimin e listës me numrin 17

Sot në Serbi po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me një listë të përbashkët, të quajtur “Koalicioni Shqiptar”, me numrin rendor 17.

Me rastin e zgjedhjeve, shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe atyre që jetojnë në Kosovë, u është bërë thirrje të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të mbështesin listën e përbashkët, me synimin për të siguruar sa më shumë përfaqësim në Parlamentin e Serbisë.

Thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje në votime kanë bërë përfaqësues të shumtë politikë shqiptarë, përfshirë presidenten e vendit, Justina Shiroka Pula, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

Mbështetje për pjesëmarrjen në zgjedhje kanë shprehur edhe përfaqësues të partive të tjera politike në Kosovë, përfshirë Vlorën Çitakun nga PDK-ja, Lutfi Hazirin nga LDK-ja dhe përfaqësues të Aleancës. Thirrjeve u është bashkuar edhe kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

Bashkimi i partive politike shqiptare në një listë të vetme synon të rrisë përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e Serbisë dhe të forcojë zërin e tyre në parlament.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00. Sipas Komisionit Zgjedhor Republikan, në zgjedhje janë regjistruar 6 milionë e 450 mijë e 523 votues, ndërsa garojnë gjithsej 18 lista zgjedhore.

Ndërkohë, serbët nga Kosova mund të votojnë në vendvotimet e caktuara në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.

Rezultati i “Koalicionit Shqiptar” pritet të tregojë shkallën e mobilizimit të elektoratit shqiptar dhe numrin e përfaqësuesve që kjo listë mund të sigurojë në përbërjen e re të Parlamentit të Serbisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama publikon videon, përsërit ftesën për dialog

Rama publikon videon, përsërit ftesën për dialog

Zgjedhjet në Serbi, disa qytetarë serbë nga Zubin Potoku nisen për të votuar përtej kufirit

Zgjedhjet në Serbi, disa qytetarë serbë nga Zubin Potoku nisen për të votuar përtej kufirit

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën