TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zgjedhjet lokale në RMV – VMRO-DPMNE fiton rreth 30 komuna, VLEN 5, AKI 4

Dje, në Maqedoninë e Veriut votuan për kryetarë komunash. Një pjesë të komunave atje e morën edhe shqiptarët për përfaqësim. Por ndarja e shqiptarëve në disa parti atje ka bërë që në raundin e parë të zgjedhjeve në komunën e Kërçovës të prijnë maqedonët. Derisa për herë të parë shqiptarët e fituan komunën e Çashkës, por kjo nuk konsiderohet komunë shumë e rëndësishme për njohësit e politikës atje. Teksa, 30 komuna i fitojë VMRO-DPMNE.

by Fetije Kamberi
6 muaj ago
0 0
A A

Të dielën, Maqedonia e Veriut zgjodhi kryetarët e rinj të komunave.

Në këtë raund të zgjedhjeve lokale Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, shpalli fitore.

Ky subjekt, do të ketë kryetarë komunash në 30 nga gjithsej 80 komuna.

Po ashtu VMRO-DPMNE pret që në rundin e dytë të fitojë edhe në rreth 20 të tjera, përfshirë edhe qytetin e Shkupit.

Në këtë proces elektoral, garues ishin edhe shqiptarët.

Por ndarja e shqiptarëve në shumë parti politike atje,  vlerësohet se bëri që në komunën shqiptare të Kërçovës të triumfojnë maqedonët në raundin e parë.

Për profesorin Sefer Tahiri, kjo komunë rrezikohet edhe për raundin e dytë pa një marrëveshje në mes shqiptarëve.

Por në këto zgjedhje, shqiptarët fituan për herë të parë komunën e Çashkës.

Për Tahirin, kjo komunë është e vogël për përfaqësim.

E dy blloqet më të përfolura për shqiptarët atje kanë qenë koalicioni VLEN dhe AKI-ja e Ali Ahmetit.

Por profesori Tahiri thotë se të dyja partitë kanë dalë fituese, njëra me kandidat e tjetra me këshilltarë.

Gara më e ashpër në këto zgjedhje ka qenë në komunën e Çairit, në mes koalicionit VLEN dhe AKI-së së Ali Ahmetit.

Këtë komunë e fitoi VLEN-i me kandidatin Izet Mexhiti.

Gjithashtu, VLEN-i e fitoi në raundin e parë komunën e Haracinës, atë të Zhelinit, Sarajit dhe Tearcës.

Ndërsa AKI-ja e fitoi Gostivarin, Likovën, Plasnicën dhe Çashkën.

Komuna e Tetovës mbeti për raundin e dytë në mes të Bilall Kasamit nga VLEN apo Bajram Rexhepi nga AKI.

Raundi i dytë i zgjedhjeve është në 2 nëntor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Çmimi i naftës ngritet sërish pas kërcënimeve të fundit të Trumpit

Kurti sot takon Abdixihkun për çështjen e presidentit

Kurti sot takon Abdixihkun për çështjen e presidentit

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë

​Ish-punëtorët e “Trepçës” akuzojnë për degradim dhe ndërprerje të padrejtë të kontratave

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Lëndohet një i mitur nga eksplodimi i dy bombolave të gazit në Skenderaj

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Arrestohet një person në Obiliq pasi sulmoi gjyqtarin gjatë ndeshjes

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohet një person në Istog për narkotikë, Policia bastis banesën dhe dyqanin e tij

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Çmimi i naftës ngritet sërish pas kërcënimeve të fundit të Trumpit

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën