TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zgjedhjet komunale, shtyjnë fillimin e sezonit në basketboll, nuk dihet kur mund të nis edicioni i ri (DOKUMENT)

by tëvë1
5 muaj ago
3
A A
Kosova mposht Irlandën në Prishtinë

Sezoni 2025/26 i Superligës së Kosovës në basketboll, i paralajmëruar për të nisur më 4 tetor sipas të gjitha gjasave do të shtyhet.

Shtyrja e sezonit të ri, është e detyruar të bëhet për shkak të zgjedhjeve komunale në Kosovë, të cilat do të mbahen më datën 12 tetor.

Megjithatë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar Federatën e Basketbollit të Kosovës, se të gjitha palestrat që do të shfrytëzohen për zgjedhje, duhet të vihen në dispozicion të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, jo më vonë se dhjetë ditë para datës 12 tetor.

Kështu që, objektet e përcaktuara si Qendra të Numërimit dhe të Rezultateve do të jenë në menaxhim të KKZ-së dhe nuk mund të shfrytëzohen për aktivitete tjera pas 30 shtatorit.

Në mesin e Qendrave Komunale të përcaktuara për procesin e numërimit, janë edhe palestrat “Shani Nushi” në Gjakovë, “Minatori” në Mitrovicë, “1 Tetori” në Prishtinë, “13 Qershori” në Suharekë, “Mizahir Isma” në Rahovec, “Karagaçi” në Pejë dhe “Sezai Surroi” në Prizren.

Duke pasur parasysh gjithë këtë situatë, Tëvë 1, mëson se Bordi i FBK-së, do të mbajë mbledhje urgjente të martën e ardhshme – 30 shtator, për të diskutuar këtë çështje dhe sipas të gjitha gjasave për të dalë me datë të re sa i përket fillimit të sezonit të ri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dixon thotë se ZPS ka prova “të pavërtetuara” kundër Veselit

Dixon thotë se ZPS ka prova “të pavërtetuara” kundër Veselit

Zyrtare: Llapi transferon Gentijan Aliun

Zyrtare: Llapi transferon Gentijan Aliun

​Mbrojtja e Thaçit: Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Thaçin

​Mbrojtja e Thaçit: Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Thaçin

“Zgjodha Kosovën për familjen” – Valon Berisha sqaron pse e refuzoi Norvegjinë

“Zgjodha Kosovën për familjen” – Valon Berisha sqaron pse e refuzoi Norvegjinë

Reagim i ashpër nga vendet myslimane ndaj përpjekjes izraelite për aneksim të Bregut Perëndimor

OKB: Izraeli po ndërmerr “hapa të shpejtë” për të ndryshuar demografinë e Bregut Perëndimor

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit

Kurti jep detaje për vizitën e tij të sotme në Leposaviq

Kurti nga Kuvendi: Po e votojmë kryetaren e re e konstituimin e Kuvendit – kësaj radhe me të parën

Qeveria e Gazës thotë se 288 persona kaluan kufirin e Rafahut që nga rihapja e pjesshme

Qeveria e Gazës thotë se 288 persona kaluan kufirin e Rafahut që nga rihapja e pjesshme

Albulena Haxhiu propozohet për kryetare të Kuvendit

Albulena Haxhiu propozohet për kryetare të Kuvendit

Presidentja Osmani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”

Presidentja Osmani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”

Betohen deputetët e legjislaturës së 10-të

Betohen deputetët e legjislaturës së 10-të

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën