TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zgjatja e konkursit për pranimin e kadetëve të rinj, konsiderohet se nuk pati interesim

Ministria e Mbrojtjes e ka zgjatur edhe për një javë konkursin për pranimin e kadetëve të rinj në Akademinë Ushtarake. Nga ky dikaster nuk kanë treguar pse ka ndodhur një gjë e tillë. Derisa njohës të fushës konsiderojnë se kjo u bë për shkak se nuk pati interesim për aplikim.

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Zgjatja e konkursit për pranimin e kadetëve të rinj, konsiderohet se nuk pati interesim

Më 3 qershor u hap thirrja për rekrutë të rinj.

Konkursi i Ministrisë së Mbrojtjes për pranimin e rekrutëve të rinj në Akademinë Ushtarake brenda dhe jashtë vendit u zgjat edhe për një javë.

Tëvë1 ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes të dijë se pse ka ndodhur një gjë e tillë, mirëpo gjatë javës të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Deputeti dhe anëtari i Komisionit për Siguri, Hisen Berisha thotë se kushtet e punës si paga e ulët janë ndër shkaqet kryesore për mosinteresim.

“Ushtarët e Kosovës ende përballen me ¼ e një page që e merr një kamarier në perëndim apo thjeshtë një gjysëm page që e merr sot një kamarier në Kosovë me kushtet e një restauranti që ka qarkullim të mirë. Prandaj kjo është shqetësuese dhe mendoj që Qeveria duhet të ndryshojë politikat dhe qasjen ndaj Forcës, Forcat dhe ushtarakët duhet të kenë paga dinjitoze dhe duhet të jenë stimuluese dhe motivuese për të rinjtë për të qenë pjesë e Forcës”, ka thënë Berisha.

Derisa hedh kritika për uljen e kritereve për aplikim në institucionet e sigurisë.

“Nuk do duhej të zbriten kriteret në nivelin tonë por duhet të luftojmë që të ngritemi vetë në nivelin e kritereve përndryshe mbesim jashtë standardeve për të qenë kompatibil dhe të bashkëveprojmë dhe ndërveprojmë me kapacitete apo me vendet partnere tona me NATO-n dhe për të qenë pjesë e tyre në të ardhmen prandaj duhet të luftojmë për ngritjen e këtyre standardeve”, thotë deputeti i PDK-së.

E profesori i kriminalistikës po vlerëson se deri te kjo ka ardhur për shkak se nuk ka interesim nga të rinjtë për aplikim.

Andaj kërkon nga institucionet që të punojnë më shumë në këtë drejtim për shkak se ushtria është një nga komponentët kryesorë të vendit.

“T’i inkurajojnë të rinjtë që t’i stimulojnë dhe ti përmirësojnë kushtet të jenë më joshëse për t’u rekrutuar anëtarë të rinj përkatësisht pjesëtarë të rinj të FSK-së dhe Policisë sepse neve na nevojitet shteti i Kosovës vizavi rrethanave dhe zhvillimeve në sferën e sigurisë na nevojitet një ushtri e fortë e re një Polici e konsoliduar prandaj Qeveria duhet të bëjë më shumë për stimulin, inkurajim por edhe plotësim të kushteve logjistike por edhe të tjera”, ka thënë profesori universitar, Fatmir Qollaku.

Krerët shtetërorë vazhdimisht kanë deklaruar se çdo vit do të punojnë që të rritet numri i pjesëtarëve të FSK-së dhe pranimi i rekrutëve të rinj.

Tags: FSKkadetet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Si e arriti fitoren Përparim Rama?

Si e arriti fitoren Përparim Rama?

Ndërpritet numërimi i votave në Mitrovicë të Jugut

Ndërpritet numërimi i votave në Mitrovicë të Jugut

Abdixhiku refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit

Abdixhiku refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit

Behrami: LVV të heqë dorë nga Haxhiu, brenda grupit kanë shumë figura konsensuale

Behrami: Në Mitrovicë të Jugut janë gjetur fletëvotime me numra serikë të çrregullt

Si e arriti fitoren Përparim Rama?

Si e arriti fitoren Përparim Rama?

Sllovenia konfirmon mungesën e sulmuesit kundër Kosovës

Sllovenia konfirmon mungesën e sulmuesit kundër Kosovës

Dhjetë lojtarë në stërvitjen e parë të Kosovës

Dhjetë lojtarë në stërvitjen e parë të Kosovës

Tri mungesa te Shqipëria në stërvitjen e parë

Tri mungesa te Shqipëria në stërvitjen e parë

Janjeva i bashkohet Bashkimit

Janjeva i bashkohet Bashkimit

Ndërpritet numërimi i votave në Mitrovicë të Jugut

Ndërpritet numërimi i votave në Mitrovicë të Jugut

“Matrix” 10.11.2025

“Matrix” 10.11.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën