Ne takimin e ministrave te jashtëm te NATO-s do te merr pjese edhe Zëvendës sekretari i Shtetit, Christopher Landau.
Sipas, Departamentit Amerikan të Shtetit, Landau mezi pret që në këtë takim të diskutojë me aleatët prioritet e sigurisë.
“Zëvendës Sekretari i Shtetit Christopher Landau do të udhëtojë për në Bruksel, Belgjikë nga 2 deri në 3 dhjetor për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s. Ai mezi pret të diskutojë prioritetet e sigurisë për Aleancën, duke përfshirë rritjen e investimeve të Aleancës në mbrojtje dhe zbatimin e plotë të angazhimit të Samitit të Hagës”, ka thënë për Tëvë1, zëdhënësi Tommy Pigott.
Ai ka bërë të ditur se Zëvendës Sekretari Landau do të takohet gjithashtu me bizneset amerikane për të promovuar prioritetet e Presidentit Trump për ribalancimin e tregtisë dhe sigurimin e një mjedisi pozitiv biznesi në Evropë për investimet dhe eksportet amerikane.










