TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LDK: Funksionimi i shtetit s’mund të ndërtohet pa dialog politik e kompromis

by TËVË 1
3 muaj ago
1
A A
LDK: Funksionimi i shtetit s’mund të ndërtohet pa dialog politik e kompromis

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë publike një deklaratë politike, ku thekson se stabiliteti i vendit dhe funksionimi i institucioneve nuk mund të arrihen pa dialog dhe kompromis të përgjegjshëm politik.

Sipas LDK-së, Kosova po përballet me sfida të thella institucionale dhe shoqërore, përfshirë mungesën e funksionalitetit të institucioneve, polarizimin politik dhe dobësimin e besimit të qytetarëve në sistem. Partia e quan të domosdoshme rivendosjen e bashkëpunimit politik dhe koordinimin ndërmjet institucioneve për të mbrojtur interesin publik.

Kryetari i konfirmuar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë një konference për media u shpreh se partia është e hapur për diskutime të mëtejshme për të adresuar çështje të rëndësishme shtetërore, duke përfshirë edhe dialogun me institucionet më të larta të vendit.

Deklarata e plotë:

DEKLARATË POLITIKE

E KUVENDIT TË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

për Gjendjen Politike, Institucionale dhe Shoqërore në Republikën e Kosovës

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i mbledhur në ushtrim të përgjegjësisë së vet politike, institucionale dhe shtetformuese, vlerëson se Republika e Kosovës po kalon një fazë të ndërlikuar politike, institucionale dhe shoqërore, e cila kërkon maturi, përgjegjësi dhe vizion shtetëror.

Kosova sot përballet me mungesë funksionale të institucioneve dhe me bllokim të proceseve vendimmarrëse që tejkalojnë çdo afat normal demokratik. Kjo gjendje nuk është më çështje teknike apo procedurale, por shenjë e një krize politike, ku kompromisi si mjet themelor i demokracisë është zëvendësuar me përjashtim, imponim dhe polarizim të vazhdueshëm.

Kuvendi vlerëson se stabiliteti institucional dhe funksionimi normal i shtetit nuk mund të ndërtohen pa dialog politik dhe pa kompromis të përgjegjshëm në shërbim të interesit publik. Proceset e mëdha kombëtare kërkojnë bashkërendim të thellë politik të brendshëm, përgjegjësi të ndarë dhe vullnet për marrëveshje. Në këtë frymë, Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë në ndërtimin e stabilitetit institucional dhe të funksionimit demokratik të shtetit.

Kuvendi vlerëson se Kosova po përballet me një krizë të heshtur funksionale: me institucione të polarizuara, me besim publik të lëkundur, me izolim ndërkombëtar në rritje dhe me mungesë të politikave zhvillimore që u përgjigjen nevojave reale të qytetarëve. Përçarja politike është kthyer në metodë qeverisjeje, ndërsa dialogu institucional është zëvendësuar nga konfrontimi i panevojshëm dhe retorika përjashtuese.

Kuvendi shpreh shqetësim të veçantë për dëmtimin e marrëdhënieve me partnerët tanë strategjikë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Rruga euro-atlantike nuk është alternativë politike, por orientim themelor shtetëror i Republikës së Kosovës dhe nuk guxon të relativizohet nga asnjë qeveri dhe në asnjë rrethanë politike.

Po ashtu, Kuvendi shpreh shqetësim për gjendjen ekonomike dhe sociale në vend. Rritja e kostos së jetesës, presioni institucional ndaj bizneseve dhe mungesa e politikave zhvillimore po nxisin emigrimin e të rinjve dhe zbrazjen demografike të Kosovës. Shteti nuk ndërtohet mbi propagandë, por mbi punë, investime, sundim të ligjit dhe besim qytetar.

Kuvendi shpreh shqetësim për dobësimin e institucioneve të pavarura, të cilat përbëjnë shtyllë themelore të rendit kushtetues dhe të demokracisë funksionale. Institucionet e drejtësisë, organet rregullatore dhe mekanizmat mbikëqyrës duhet të mbrohen nga ndikimi politik dhe të ushtrojnë mandatin e tyre në mënyrë profesionale, të paanshme dhe transparente.

Kuvendi thekson se centralizimi i pushtetit dhe relativizimi i rolit të institucioneve të pavarura cenojnë drejtpërdrejt balancat demokratike dhe minojnë stabilitetin afatgjatë të shtetit. Republika forcohet përmes respektimit dhe fuqizimit të institucioneve, jo përmes dobësimit të tyre.

Në të njëjtën kohë, Kuvendi i LDK-së nënvizon domosdoshmërinë e fuqizimit të qeverisjes lokale si nivel themelor i demokracisë dhe zhvillimit. Bllokimi financiar, administrativ apo politik i pushtetit lokal dëmton drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe thellon hendekun ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë. Decentralizimi funksional dhe respektimi i autonomisë komunale janë vlera kushtetuese dhe element thelbësor i stabilitetit demokratik.

Në këtë fazë vendimtare për vendin, Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës riafirmon rolin e saj historik si forcë shtetformuese, si garantuese e stabilitetit institucional dhe si alternativë serioze qeverisëse. LDK nuk është parti e konfliktit, por e shtetit; jo parti e momentit, por e përgjegjësisë afatgjatë.

LDK angazhohet për rikthimin e dialogut politik, respektimin e rendit kushtetues, forcimin e sundimit të ligjit dhe rindërtimin e besimit me aleatët tanë strategjikë. Ne besojmë se ndryshimi nuk vjen përmes përçarjes, por përmes bashkimit rreth interesit publik dhe vizionit të përbashkët për Kosovën.

Kuvendi i LDK-së u bën thirrje të gjitha forcave politike që të vendosin interesin e Republikës mbi interesat partiake dhe u garanton qytetarëve të Kosovës se Lidhja Demokratike do të mbetet zëri i arsyes, i maturisë dhe i përgjegjësisë politike.

Kosova ka nevojë për qetësi, drejtim dhe besim.

 

Tags: LDKLumir AbdixhikuTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje

AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje

KQZ hap regjistrimin për votuesit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale 2025 – afati nis më 23 korrik

KQZ: 22 parti konfirmojnë pjesëmarrjen në zgjedhje, tri koalicione të regjistruara

VV-Guxo-Alternativa e PSHDK arrijnë marrëveshje, garojnë së bashku në zgjedhjet e 7 qershorit

VV-Guxo-Alternativa e PSHDK arrijnë marrëveshje, garojnë së bashku në zgjedhjet e 7 qershorit

Çmimi i naftës në Kosovë deri në 1.32 cent, ndërhynë Ministria e Tregtisë

Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë, nafta pak më lirë

AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje

AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje

KQZ hap regjistrimin për votuesit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale 2025 – afati nis më 23 korrik

KQZ: 22 parti konfirmojnë pjesëmarrjen në zgjedhje, tri koalicione të regjistruara

VV-Guxo-Alternativa e PSHDK arrijnë marrëveshje, garojnë së bashku në zgjedhjet e 7 qershorit

VV-Guxo-Alternativa e PSHDK arrijnë marrëveshje, garojnë së bashku në zgjedhjet e 7 qershorit

Çmimi i naftës në Kosovë deri në 1.32 cent, ndërhynë Ministria e Tregtisë

Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë, nafta pak më lirë

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Arrestohet një person në Shtime për sulm fizik ndaj një gruaje

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari dhe konfiskohet arma

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Falsifikim i dokumenteve, arrestohen tre persona – sekuestrohen vetura dhe pajisje elektronike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën