TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zëri i punëtorëve në protestë – Sektori privat kërkon paga dinjitoze dhe trajtim të barabartë

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, dhjetëra punëtorë të sektorit privat protestuan në Prishtinë, duke kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira pune.

by Jona Kelmendi
3 muaj ago
1 0
A A

Filluan të mblidhen në qendër të kryeqytetit.

Kështu punëtorët e sektorit privat, 1 Majin, Ditën e Punëtorëve, e kthyen në ditë proteste.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër padrejtësive, ata marshuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

E kërkesat e tyre ishin të njëjta, paga më të larta dhe kushte më të mira pune.

Me rrogë minimale, punëtorët thonë se mezi po ia dalin me jetesën.

“Po na e vështirëson jetën se na fëmijët tanë s’po mundemi me i gëzu kurrë. Gjithashtu vonesa e rrogës po na bën vështirësi në pagesën e rrymës, bërllogut ata neve nuk po na presin, atëherë po dënohemi”, tha punëtori Hamit Berisha.

“Një mbajtës familje me mbajt familjen me këtë rrogë, është jashtë normales, nuk ekziston askund kjo, shikoni rinia po na ik”, tha punëtori Behxhet Vuthaj.

E rritja e çmimeve po e rëndon edhe më shumë gjendjen.

“Është pengesë e madhe për çdo punëtor, asnjëri nuk mbërrin me i mbulu gjitha shpenzimet e familjes”, tha punëtori tjetër Hajriz Kadriu.

“Shpenzimet po rriten çdo ditë, gjërat esenciale vështirë po përmbushen. Shumica e trajtimeve mjekësore kërkojnë orientim privat, që për ne është sfidë financiare dhe mezi i mbulojmë”, tha punëtorja Raba Dushi.

Në protestë u dëgjuan edhe akuza të drejtpërdrejta ndaj institucioneve.

“Deputetë të Parlamentit të Kosovës dhe Qeveri a ju vjen turp kur dilni para fushatave zgjedhore nëpër kompani private dhe deklaroni se do të luftoni me mish e me shpirt për punëtorët e sektorit privat, ndërsa në fakt luftoni për vete”, tha punëtorja Afërdita Hoxha.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat e cilësoi situatën si të padrejtë krahasuar me sektorin publik.

“Ne sot po marrim pagë 239 euro. Këta njerëz të cilët vërtet gjakun tonë po na e marrin me pambuk dalëngadalë. Sektori publik mori pagën e 13-të, u gëzuam shumë sepse menduam që edhe ne do t’i marrim. Është një padrejtësi të cilën vetëm punëtorët e sektorit privat të Kosovës mund ta mbajnë mbi shpatullat e veta”, tha kryetari Jusuf Azemi.

Në këtë protestë, u kërkua edhe krijimi i një fondi për punëtorët që humbin jetën ose lëndohen në vendin e punës, për çka kohëve të fundit janë raportuar raste të shumta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputeti VV-së i përgjigjet Haradinajt për çështjen e presidentit: Nuk e di se si i shkon në mendje, Aleanca është e vogël dhe e parëndësishme

Deputeti VV-së i përgjigjet Haradinajt për çështjen e presidentit: Nuk e di se si i shkon në mendje, Aleanca është e vogël dhe e parëndësishme

Sezona e dasmave në Kosovë, ATK: Kemi intensifikuar veprimet ndaj restoranteve, frizereve, këngëtarëve…

Sezona e dasmave në Kosovë, ATK: Kemi intensifikuar veprimet ndaj restoranteve, frizereve, këngëtarëve…

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Bajrami thekson se 5 ose 6 kandidatë nga LVV janë më të votuar se pretendentja për presidente, Vjosa Osmani: Kjo nuk është lojë fëmijësh

Bajrami: Bedri Hamza është zëdhënës i PDK-së, e shkatërruan duke e dërguar në emisione televizive

Bajrami: Bedri Hamza është zëdhënës i PDK-së, e shkatërruan duke e dërguar në emisione televizive

Haradinaj nuk e fajëson asnjë qeveri për dorëheqjet e prokurorëve serbë nga institucionet e Kosovës

Haradinaj nuk e fajëson asnjë qeveri për dorëheqjet e prokurorëve serbë nga institucionet e Kosovës

Haradinaj: Kurti synon ta dërgojë sërish vendin në zgjedhje

Haradinaj: Kurti synon ta dërgojë sërish vendin në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën