TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zërat që i dhanë jehonë luftës, rrëfimi i gazetarëve britanikë

Gazetarët ndërkombëtar me raportimet e tyre luajtën rol kyç që NATO të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë. Për 25 vjetorin e çlirimit, gazetarët britanikë David Lloyn dhe Vaughan Smith, u kthyen sërish në Kosovë për të rrëfyer përvojën e tyre gjatë luftës.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Zërat që i dhanë jehonë luftës, rrëfimi i gazetarëve britanikë

Me raportimet e tyre ndryshuan rrjedhën e historisë.

Zëri i tyre u bë alarm për shtetet e fuqishme që ti kthejnë sytë kah Kosova në kohën kur forcat serbe kryen mizori mbi popullatën civile.

Terreni ishte i vështirë, jeta e tyre në rrezik u vu gati në çdo moment megjithatë vullneti për të treguar vuajtjet e kosovarëve nuk mungoi asnjëherë.

Njëri ndër gazetarët që ishte në vijën e parë të raportimit gjatë luftës në Kosovë është korrespodenti i BBC, David Lloyn, i cili tregon detaje interesante se si raportimet e tij dhe te kolegeve gazetarë ndikuan tek liderët perëndimor që të ndërhyjnë ushtarakisht në Kosovë.

“Gazetaria që bëmë ne gjatë asaj periudhe pati ndikim të jashtëzakonshëm. Ne ekspozuam një sërë incidentesh të ndryshme përshirë këtu masakrën në Prekaz të familjes Jashari. Disa nga raportimet më të rëndësishme që bëmë ishte tregimi se si po përdoreshin tanket serbe kundër fshatarëve në Drenicë. Më pas raportuam për masakrën në Abri e cila ishte një pikë kthese sepse ish-sekretari i Jashtëm, Robin Cook, mori kasetën e raportit tonë dhe ia tregoi atë Madeleine Albrightit, dhe vetëm pak ditë më vonë NATO u nis për herë të parë të ndërmarrë veprime ushtarake me vendosmëri kundër forcave të armatosura serbe që po shtypnin qartazi popullin në Kosovë”, shprehet korrespodenti i BBC-së, David Lloyn.

Edhe gazetari i njohur britanik, Vaughan Smith, i cili gjatë luftës në Kosovë kishte xhiruar sulmin në Prekaz dhe kufomat e të vrarëve, thotë se u krijua një momentum që NATO të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë.

“Kur gazetarët ndërkombëtarë raportonin për masakrat sigurisht që Prekazi morri vëmendje të madhe sepse përfshiu gjithçka. Pas Prekazit u kryen masakra të tjera në Abri e Reçak në një periudhë të shkurtër kohore. Raportimet e gazetarëve ndërkombëtar dhe lokal u dëgjuan dhe patën ndikim të madh që NATO të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë”, thotë gazetari britanik Vaughan Smith

Ishin në krye të detyrës por përjetimet që patën ndikuan emocionalisht tek ta. Andaj, raportimi në disa raste qe goxha i vështirë për Smith.

“Kurrë nuk do ta harroj një moment kur e kam parë një shtëpi të djegur afër Poklekut, brenda aty ishin trupat e familjarëve që kishin vdekur dhe kishin mbetur aty për disa kohë. Duke qëndruar aty pamë një burrë që po vinte me nxitim nga Kodra për tek shtëpia, por kur hyri brenda ai e pa që familjarët e tij tashmë kishin vdekur. Këtë moment unë e kam incizuar me kamerë, por e përjetova shumë rëndë sepse thosha veten mos jam duke u përfshirë më shumë se ç’duhet si gazetar duke i kapur ato momente të rënda. Por shumë familjarë donin që unë ti incizoja këto momente që bota ta dijë
se çfarë po ndodhte edhe pse askush nuk t’i ndihmonte” , thotë Smith.

Loyn dhe Smith u kthyen sërish në Kosovë në çerek shekullin e përfundimit të luftës.

Tags: Lufta ne Kosoveraportimi i gazetareve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident me fatalitet në Prizren, vetura përplas për vdekje 34-vjeçarin

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Furnizimi me ujë ndërpritet në disa fshatra dhe lagje të Fushë-Kosovës

Në këtë rrugë të Prishtinës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

“Info Nata”- 18.03.2026

“Info Nata”- 18.03.2026

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën