Andi Zeqiri dhe Uran Bislimi do t’i bashkohen Zvicrës për ndeshjen kundër Bjellorusisë. Zeqiri dhe Bislimi do t’i zëvendësojnë dy lojtarët e lënduar, Ruben Vargasin dhe Noah Okafor.
Ndeshja Zvicër – Bjellorusi luhet të dielën dhe i takon kualifikimeve për “Euro 2024”. Ndeshja do të luhet në St. Gallen, ndërsa ajo ndaj Izraelit e paraparë të luhej të enjten është shtyrë për nëntor.
Zeqiri luan te skuadra e Genkut, kurse Bislimi te Lugano. Numri i lojtarëve shqiptar është rritur në katër te Zvicra.
Fillimisht ishin ftuar vetëm Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Zvicra është grumbulluar sot për ndeshjen ndaj Bjellorusisë.