Trajneri i Fitnesit, Gen Zeqiraj ka thënë se nuk i kupton qytetarët e Prishtinës të cilët dalin me veturë në kryeqytet.
Madje ai për këtë tha se “shumë mirë është që është komunikacioni qishtu”.
“Pe merr kerrin prej Dardanie me dalë deri në shesh, unë e kisha bë parkingun 10 euro, çka po del është shumë afër. Unë mendoj në qytet sidomos në Prishtinë që dalin me kerre, unë nuk i kuptoj seriozisht për mu s’ka rrugë një kahëshe se unë muj me depërtu ama qita që dalin në Prishtinë me kerr unë mendoj që shumë mirë është që është komunikacioni qishtu, i love it”, tha Zeqiraj në emisionin veror “Nxet” në Tëvë1/teve1.info./