TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zemaj: Sulmet e LVV-së ndaj LDK-së për votat e mërgatës, politikë e pamoralshme

by TËVË 1
4 muaj ago
2
A A
Zemaj: Sulmet e LVV-së ndaj LDK-së për votat e mërgatës, politikë e pamoralshme

Përgatitjet për zgjedhjet e 28 nëntorit janë shoqëruar me debate të ashpra mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për çështjen e votimit të mërgatës.

Pas ankesës së LDK-së, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka rrëzuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shtimin e qendrave të votimit jashtë vendit.

Ky vendim, sipas kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, siguron integritetin e votës dhe parandalon mundësinë e manipulimeve. Vendimin e PZAP-së e ka mirëpritur edhe PDK-ja.

E Armend Zemaj nga LDK-ja ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke e konsideruar politikë “të pamoralshme” atë që sipas tij është bërë për të sulmuar LDK-në në lidhje me mërgatën.

“Nuk ka përplasje. Ka një politikë të pamoralshme të VV-së, sepse vazhdimisht përpiqen të trumbetojnë se ka njerëz në subjekte politike që janë kundër mërgatës. Nuk ka njeri në Kosovë që nuk ka një vëlla, motër apo axhë në mërgatë. Por t’i thuash dikujt që lidhjen me mërgatën e ka të hershme që nga ish-presidenti Rugova dhe gjithmonë e ka konsideruar të përhershme, kjo është e pamoralshme dhe polarizon shoqërinë”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Zemaj, gjithashtu nënvizoi se LDK-ja ka mbrojtur ligjin që vota e mërgimtarëve të jetë e sigurt dhe procesi të realizohet në ambasada dhe jo në vende të pasigurta, si kafene apo qendra joligjore.

“LVV-ja mund të mashtrojë duke thënë se dikush është kundër votuesve, edhe pse qëllimi është mbrojtja e ligjit, integritetit të votës dhe garantimi që vota të kryhet në mënyrë të sigurt”, përfundoi ai. /teve1.info/

Tags: LDKTeve1teve1 info natavotat e mërgimtarëve
ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK mban konferencë për media

PDK e quan skandaloze ekspozitën, kërkon hetim dhe përgjegjësi institucionale

FDHK: Në Dubravë s’u vranë persona të armatosur shqiptarë, ekspozita paraqet të dhëna të pasakta

FDHK: Në Dubravë s’u vranë persona të armatosur shqiptarë, ekspozita paraqet të dhëna të pasakta

Prokuroria Speciale po heton përmbajtjen e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Prokuroria Speciale po heton përmbajtjen e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për lidership dhe përkushtim demokratik

Indonezia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Indonezia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

​Operacioni “Night Clubs” në Tiranë, 9 të arrestuar për shpërndarje droge në lokale nate

​Operacioni “Night Clubs” në Tiranë, 9 të arrestuar për shpërndarje droge në lokale nate

Prokuroria Speciale po heton përmbajtjen e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Prokuroria Speciale po heton përmbajtjen e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për lidership dhe përkushtim demokratik

Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për lidership dhe përkushtim demokratik

Mendimet negative duhet t’i zëvendësoni me pozitivitet

Mendimet negative duhet t’i zëvendësoni me pozitivitet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën