Deputeti i Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj ka folur pas dështimit për shkarkimin e Abdixhikut.
Ai ka thënë se ky është fati politik i LDK-së, duke theksuar se delegatët që kanë kërkuar shkarkimin e Abdixhikut do të sjellë suksese.
“Ky është fati politik i LDK-së, ne kemi menduar që ndryshimi sjell suksese, shumica kanë menduar që duhet të vazhdohet me Abdixhiku”, ka thënë Zemaj në një deklarim për media.
Sa i përket bashkëpunimin me LVV-në ai ka thënë se vendimi do të merret në Grupin Parlamentar.








