Policia e Kosovës gjatë 24-të orëve të fundit në Podujevë ka arrestuar dy persona.
Po ashtu gjatë këtij intervali kohor janë konfiskuar dy armë zjarri dhe 17 fishekë.
“Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 9 copë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruhet në raport.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pushkë gjuetie dhe 8 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, raporton Policia e Kosovës në një tjetër raport.







