TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zelensky zotohet se Ukraina do të “rezistojë” pas sulmeve të reja ruse

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Zelensky kërkon mbështetjen e Ballkanit Perëndimor në luftë me Rusinë

Ukraina është përballur edhe me një natë të bombardimeve ruse, me dronë dhe raketa që goditën caqet civile në jug dhe perëndim të shtetit, tha ushtria e Kievit, përderisa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua se shteti i tij do të “rezistojë”, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ruse.

Rusia së fundi ka intensifikuar sulmet e saj ndaj instilacioneve ukrainase të energjisë, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke rritur frikën në Ukrainë se do të përsëritet situata e dimrit 2022-2023, kur shteti u përball me reduktime të mëdha të rrymës për shkak të sulmeve të Rusisë ndaj infrastrukturës së energjisë.

Kompania më e madhe private në Ukrainë e energjisë, DTEK, tha më 30 mars se pesë nga gjashtë termocentralet e firmës janë dëmtuar apo shkatërruar, duke shkaktuar humbjen e 80 për qind të kapaciteteve të gjenerimit. DTEK tha se riparimi i dëmeve mund të marrë kohë deri 18 muaj.

“Tani, nuk ka natë apo ditë kur terrori rus nuk tenton të na e shkatërrojë jetën. Natën e kaluar, ata sërish gjuajtën raketa dhe dronë Shahed ndaj popullit tonë. Por, ne do të mbrojmë veten, do të rezistojmë, shpirti ynë nuk dorëzohet dhe e di që është e mundshme të shmanget vdekja. Jeta do të fitojë”, shkroi Zeneksy më 31 mars në rrjetet sociale.

Më herët gjatë së dielës, Forcat Ajrore ukrainase tha se Rusia ka lëshuar 16 raketa dhe 11 dronë ndaj Ukrainës gjatë natës. Ato thanë se arritën të shkatërronin nëntë dronë dhe nëntë raketa.

Një person raportohet se është vrarë nga sulmet ruse ndaj infrastrukturës së energjisë në rajonin e Lvivit, në perëndim të Ukrainës, thanë zyrtarët.

Sulmet e fundit ajrore kanë shkaktuar dëme në infrastrukturën energjetike në rajonin e Odesës dhe në një ndërtesë të agrikulturës në rajonin e Hersonit. Tetë dronë Shahed u rrëzuan në rajonin e Odesës nga mbrojtja ajrore ukrainase, thanë autoritetet. Copëzat e dronëve të rrëzuar shkaktuan zjarr në një termocentral lokal, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Në rajonin e Hersonit, ushtria ukrainase tha se një ndërtesë e agrikulturës ishte cak i sulmeve ajrore ruse, por nuk u raportua për të lënduar.

Sulmet e fundit ruse vijnë në kohën e publikimit të lajmit se presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar dekretin për fushatën e rregullt pranverore të rekrutimit të 150.000 qytetarëve për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, teksa lufta që Moska nisi ndaj Kievit, po vazhdon për vitin e tretë me radhë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

Rubio: Trump propozoi zhvendosje të përkohshme të palestinezëve për rindërtim të Gazës

Operacioni amerikan në Iran pritet të përfundojë brenda “javësh, jo muajsh”

Pas takimit të G7-ës, Gjermania i kërkon Iranit të angazhohet në negociata serioze me SHBA-në

Pas takimit të G7-ës, Gjermania i kërkon Iranit të angazhohet në negociata serioze me SHBA-në

Gjermania thotë se Rusia po ndihmon Iranin të identifikojë objektivat e sulmit

Gjermania thotë se Rusia po ndihmon Iranin të identifikojë objektivat e sulmit

Gashi: Verifikimi i numrit të civilëve të vrarë nuk është përgjegjësi e organizatave tona

Gashi: Verifikimi i numrit të civilëve të vrarë nuk është përgjegjësi e organizatave tona

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Zeqiri: Ku i mori Gashi të dhënat për të burgosurit e armatosur? “Arma” e vetme që kishim ishte një lugë plastike

Zeqiri: Ku i mori Gashi të dhënat për të burgosurit e armatosur? “Arma” e vetme që kishim ishte një lugë plastike

Blakaj: ADMOVERE dhe INTEGRA nuk kërkuan të dhëna nga ne, të dhënat në ekspozitën për masakrat të pasakta

Blakaj: ADMOVERE dhe INTEGRA nuk kërkuan të dhëna nga ne, të dhënat në ekspozitën për masakrat të pasakta

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

“InfoNata” 27.03.2026

“InfoNata” 27.03.2026

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën