TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Blakaj: ADMOVERE dhe INTEGRA nuk kërkuan të dhëna nga ne, të dhënat në ekspozitën për masakrat të pasakta

by tëvë1
8 muaj ago
4
A A
Blakaj: ADMOVERE dhe INTEGRA nuk kërkuan të dhëna nga ne, të dhënat në ekspozitën për masakrat të pasakta

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka mohuar se organizatat ADMOVERE dhe INTEGRA, organizatore të ekspozitës për masakrat në Kosovë kanë kërkuar të dhëna nga ta.

Sipas tij të dhënat në këtë ekspozitë janë të pasakta.

Ai ka thënë se këto organizata nuk kanë kërkuar asnjë informacion për masakrat apo krimet e luftës në Kosovë nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Dy organizatat kanë thënë se të dhënat për masakrat në Kosovë që doli se u ekspozuan me pasaktësi janë marrë nga FDH.

“Ne asnjë herë nuk e kemi marrë asnjë kërkesë as nga ADMOVERE dhe INTEGRA  për t’ju ofruar informacione për asnjë maskara në Kosovë apo për krime lufte. Absolutisht, kurrë në asnjë rast nuk na është qasur nga këto dy organizata për informacione të tilla. Është deficit i madh i njohurive për të deklaruar diçka që është shkruar në atë billbord për masakrën në Burgun e Dubravës. Fondi për të Drejtën Humanitare asnjëherë nuk e ka thënë se në këtë burg janë vrarë njerëz të armatosur. Kjo është e pavërtetë dhe nuk e di se në çfarë të dhënash janë bazuar këto dy organizata”, ka thënë Blakaj në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Në këtë ekspozitë u tha se në masakrën e Dubravës pati njerëz të vrarë që ishin të armatosur.

E Blakaj ka thënë se kjo është e pasaktë dhe e pakuptimtë.

“Nuk i kemi analizuar të gjithë billbordat, por ai që ka të bëjë me masakrën në Burgun e Dubravës më të vërtetë nuk përmban të dhëna të sakta. Është e pakuptimit për tu thënë madje besuar se në një burg mund të ketë persona të armatosur të vrarë”, ka thënë ai.

Për këtë ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli i cili  ka thënë se në këtë ekspozitë ka të dhëna të pasakta për masakrën në Burgun e Dubravës.

Dugolli ishte njëri nga të mbijetuarit e kësaj masakre.

Pas reagimeve Komuna e Prishtinës ka pezulluar lejen për këtë ekspozitë.

Edhe ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka reaguar për ekspozitën i cili ka kërkuar që Prokuroria të nis hetimet.

Tags: BlakajekspozitaMasakrat ne Kosove
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën