TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zekaj: Abstenimi në votimin për certifikimin e Listës Serbe është si votë kundër, por pa guxim për ta deklaruar

by teve1
2 muaj ago
2
A A
Zekaj: Abstenimi në votimin për certifikimin e Listës Serbe është si votë kundër, por pa guxim për ta deklaruar

Avokati, Yll Zekaj ka reaguar ndaj abstenimit të disa përfaqësuesve të subjekteve politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë votimit për rekomandimin për certifikimin e Listës Serbe, duke e cilësuar atë si mungesë guximi politik.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Zekaj është shprehur se subjektet politike duhet të kenë integritet të plotë duke votuar qartë pro ose kundër një vendimi, e jo të shmangin përgjegjësinë përmes abstenimit.

“Më befason fakti i abstenimit në këtë proces. Partitë politike që përfaqësohen në KQZ duhet të kenë një integritet më të fortë politik: ato duhet të jenë qartë pro ose kundër. Abstenimi në procedura administrative është votë kundër, por pa guxim për ta deklaruar. Absolutisht i konsideroj parti politikisht të paguximshme”, ka thënë Zekaj.

Sipas tij, disa parti politike hezitojnë të shprehen hapur nga frika se si do të perceptohen nga publiku nëse kundërshtojnë një vendim të caktuar.

Ai ka theksuar se detyra e tyre është të ruajnë rendin juridik e kushtetues dhe të marrin qëndrime të qarta, sidomos në çështje të ndjeshme institucionale.

“Përderisa Lëvizja Vetëvendosje po ndërmerr veprime që po konsiderohen të kundërligjshme, të tjerat nuk po guxojnë t’i kundërshtojnë për shkak të frikës se si do të duken në opinionin publik nëse e bëjnë një kundërshtim të tillë. Unë gjithmonë jam për respektimin e ligjit dhe kushtetutës, pavarësisht pasojave të vendimeve. Është i çuditshëm reagimi i partive të tjera, sepse po e shohim që rezultati i votimit është pothuajse i njëjtë vetëm një ose dy vota kundër një iniciative të tillë. Besoj se partitë e kanë për obligim ta ruajnë dhe respektojnë rendin juridik, kushtetues dhe bazën ligjore. Nuk them se duhet të jenë patjetër kundër; duhet të analizohet baza ligjore, kushtetuta dhe ligji, e pastaj të merren vendime të tilla”, ka deklaruar ai.

Megjithëse kritik ndaj abstenimeve, Zekaj ka shprehur qëndrim edhe ndaj vetë vendimit të KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe, duke e vlerësuar këtë vendim më shumë si “populist” sesa të mbështetur në baza ligjore.

“Absolutisht, ky është një vendim i përsëritur tashmë për herë të tretë nga ana e KQZ-së, dhe unë e konsideroj më shumë si vendim populist sesa si vendim me bazë ligjore. Argumentimi për këtë çështje është shtjerrur përmes vendimeve të KQZ-së, PZAP-it dhe Gjykatës Supreme. Gjykata Supreme dhe PZAP-ja kanë konfirmuar se një bazë e tillë nuk mund ta kalojë filtrin ligjor, sepse arsyeshmëria e moscertifikimit të një subjekti politik nuk mund të mbështetet në deklarata policore, por vetëm në bazë të fortë ligjore, gjë që LVV-ja, si propozuese e këtij vendimi, nuk ka arritur ta argumentojë as herën e parë e as herën e dytë,” ka përfunduar Zekaj.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime gjatë një mbledhjeje të KQZ-së të martën pasdite.

Vendimi u kritikua nga Serbia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe.

Ndërkohë, Lista Serbe sot ka paraqitur ankesë ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kjo është hera e tretë që KQZ-ja nuk e certifikon fillimisht këtë parti, pasi ngjashëm veproi edhe për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në të dy rastet e mëhershme, PZAP-ja ia kishte rrëzuar vendimin e KQZ-së./teve1.info/

Tags: certifikimKQZLista SerbeYll Zekajzgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku që nga viti 2000 në Kosovë

Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku që nga viti 2000 në Kosovë

LDK del nga koalicioni me LVV-në, thotë se Peci nuk respektoi marrëveshjen për bashkëqeverisje

LDK del nga koalicioni me LVV-në, thotë se Peci nuk respektoi marrëveshjen për bashkëqeverisje

Komisonerë nga Juniku e Deçani po intervistohen me urdhër të Prokurorisë

Komisonerë nga Juniku e Deçani po intervistohen me urdhër të Prokurorisë

Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar, sekuestrohen mbi 11 mijë euro

Abdixhiku pret të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë, diskutohet situata politike në Kosovë

Abdixhiku pret të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë, diskutohet situata politike në Kosovë

Hamza: Kosova ka nevojë për procese të drejta dhe mbështetje të koordinuar ndërkombëtare

Hamza: Kosova ka nevojë për procese të drejta dhe mbështetje të koordinuar ndërkombëtare

​Osmani: Kosova e përqafon inteligjencën artificiale me qartësi dhe bindje, jo me frikë

​Osmani: Kosova e përqafon inteligjencën artificiale me qartësi dhe bindje, jo me frikë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën