TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zëdhënësi i Qeverisë: Në titullin e draft-statutit ka praktikisht një shkelje të Kushtetutës

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Zëdhënësi i Qeverisë: Në titullin e draft-statutit ka praktikisht një shkelje të Kushtetutës

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se draft-statuti i prezantuar për Asociacionin në takimin e 2 majit në Bruksel, qysh në titull ka pasur shkelje të Kushtetutës së Kosovës.

Kryeziu, ka thënë se ai draft-statut është prezantuar sipas përgjegjësive që kanë pasur marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.

“Në Bruksel në takimin e 2 majit, Ekipi Menaxhues që ishte emëruar atëherë nga zëvendëskryeministri në të njëjtën kohë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, prezantoi draft-statutin sipas përgjegjësive që ata kanë pasur në marrëveshjet e vitit 2013-2015, përkatësisht në termat e referencës së planit të zbatimit të këtyre dy marrëveshjeve”, tha zëdhënësi i Qeverisë, në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sipas Kryeziut, në titullin e draft-statutit është thënë “Asociacioni i Komunave Serbe”, e që në Kosovë nuk ka komuna të tilla, sepse ato nuk janë etnike.

“Drafti i prezantimit të tyre ka qenë kategorikisht, fundametalisht i papranueshëm prej neve, aty tek në titullin e draft-statutit ka praktikisht një shkelje të Kushtetutës, për shkak se aty thotë që ky është draft-statuti i ‘Asociacionit të Komunave Serbe’, që në Kosovë nuk ka komuna të tilla. Në Kosovë ka komuna si njësi kushtetuese, por ato nuk janë etnike, ka komuna që mund të kenë shumicë serbe dhe shumicë shqiptare, por jo komuna etnike”, tha ai.

Ai tha se draft-statuti, përveç që është në kundërshtim me Kushtetutën, gjithashtu shpërfaq dëshirën e Ekipit Menaxhues se çfarë dëshiron nga produkti final.

“Kjo automatikisht, përveçse është në shpërputhje me Kushtetutën, ajo edhe shpërfaq dëshirën dhe intencën e këtij grupi punues, i këtij ekipi menaxhues në raport se ajo çfarë dëshiron nga produkti final i draftit e që është Republika Srbska, sikurse ajo në Bosnje”, shtoi Kryeziu.

Më 3 maj, një dit pas takimit të prezantimit të draft-statusit, ministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se ka liruar nga detyra Ekipin Menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit, ku ka thënë se ky ekip është edhe vetë pa status. /teve1.info/

Tags: Draf-statusi i Asociacionitperparim kryeziuShkelje të Kushtetutës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Brukseli mbledh liderët e rajonit, Bytyçi: Kosova të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

​Pas arrestimeve në Serbi, studentët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të BE-së

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Dy emigrantë u gjetën të vdekur në Korçë, policia jep detaje

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën