UEFA dhe Adidasi kanë zbuluar topin “Fussballliebe”, që do të jetë zyrtar për Kampionatin Evropian të vitit 2024.
Dizajni i topit është i inspiruar nga dashuria për futboll dhe energjia e turneut dhe do të përmbajë teknologjinë “Connected Ball” të Adidasit.
Topi zyrtar është prezantuar të mërkurën në Berlin në një manifestim të organizuar nga UEFA dhe Adidasi.
Teknologjia “Connected Ball” do të përdoret për herë të parë në një Evropian, e do të ofrohen të dhëna për çdo lëvizje të topit dhe do t’i ndihmojë edhe VAR-it në procesin e vendimmarrjes.